Një tërmet me magnitudë 3.5 ka goditur mbrëmjen e së enjtes Qarkun e Korçës, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në qytet dhe në zonat përreth, përfshirë edhe Pogradecin.
Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti është regjistruar në orën 22:46. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar apo dëme materiale nga ky aktivitet sizmik.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa banorët janë këshilluar të qëndrojnë të qetë dhe të informohen nga burime zyrtare.