Regjistrohen lëkundje tërmeti në ishullin grek të Korfuzit. Mësohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin bregdetar të Sarandës.
Tërmeti është regjistruar pak çaste më parë, në orën 16:33. Qendra Sizmiologjike Europiane (EMSC) thotë se tërmeti i rënë pak minuta më parë në ishullin grek ishte 3,7 ballë, rreth 15 kilometra nga qyteti i Sarandës.
Nuk ka ende të dhëna për dëme, ndonëse shumë pranë epiqendrës ndodhet një ishull i vogël grek me rreth 400 banorë.