Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tentuan ta përdhunonin/ Studentja e Elbasanit rrëfen momentet e tmerrit, telefonatat kërcënuese pas denoncimit

13:47 02/11/2019
Reading Time: 3 min lexim

Pak ditë më parë, tre persona tentuan të përdhunonin studenten e Universitetit të Elbasanit, Rovena Zekaj.

Kjo e fundit ka treguar për gazetën ‘Shekulli’ të gjithë ngjarjen.

Ajo arriti që të identifikonte njërin prej autorëve, i cili është Olsi Çanga.

Ky i fundit është lënë i lirë nga Gjykata e Elbasanit, për mungesë provash.

Nisur nga ky fakt, studentja është frikësuar dhe është shprehur se jeta e saj është në rrezik, ndërsa thotë se do të kërkojë mbrojtje nga policia.

“Situata është akoma më e rëndë, pasi personi i cili tentoi të kryente atë akt, është liruar si pasojë e mungesës së fakteve. Nuk e kuptoj se çfarë provash nevojiten, kur unë kam mbetur me trauma dhe jeta ime është në rrezik. Jam duke kaluar një periudhë shumë të keqe, jam shumë e frikësuar dhe nuk e di nëse do e përballojë të gjithë këtë ngarkesë emocionale”, rrëfen ajo.

Prokuroria kërkoi 40 ditë burg për 36-vjeçarin, por Gjykata e Elbasanit e la me ‘Detyrim paraqitje’, për mungesë provash.

E reja tregon sesi tre djemtë e ndoqën deri në shtëpi me një makinë tip ‘Golf’.

Ajo thotë se fillimisht filluan të shanin, më pas nisën edhe kërcënimet.

Vajza tregon mes lotësh se njëri prej tyre e kapi më pas për fyti dhe tentoi që t’i hiqte rrobat.

Fatmirësisht aty kaloi një makinë dhe ai u largua.

”Nuk kam më as fuqi ta rikujtoi. Ka qenë e tmerrshme. Isha rrugës duke u kthyer për në shtëpi, disi larg universitetit. Në një makinë, tip “Golf”, ishin tre persona të cilët zbritën nga makina. Si fillim ata filluan të flisnin dhe shanin me fjalë të pista, por nuk mendova se e kishin me mua. Më pas kuptova që diçka nuk po shkonte dhe për këtë arsye, nuk u ndala në rrugicën që të çon në banesën time, por diku tjetër për të humbur gjurmët. Ata vazhduan sërish, shanin dhe më kërcënonin, aty u binda që çdo gjë ishte drejtim meje. Nuk do ta harroj kurrë atë moment. Sapo kalova rrugën, njeri prej tyre pas pemëve të rrugicës ku po kaloja më kapi nga fyti dhe më rrëzoi në tokë. Po bërtisja, po dridhesha, nuk e dija se çfarë do të ndodhte me mua. Më hipi sipër dhe nisi të më prekte trupin. Ishte e neveritshme, nuk kisha forcë ta përballoja. Fatmirësisht veshur kisha një bluzë trupore, e cila ishte e lidhur dhe ai nuk pati mundësi të ma hiqte. Tentoi të ma shqyente bluzën dhe nisi të më zbërthente pantallonat, nuk mundem, ufff është e tmerrshme…Nuk doja të më zotëronte, nuk mund ta bënte, në ato momente po bërtisja me aq sa kisha fuqi, një dritë makine kaloi aty pranë dhe ai u largua”, deklaron e tronditur ajo.

Pas ngjarjes së rëndë, 22-vjeçarja mundi që të merrte shënim target e makinës dhe bëri denoncimin në polici.

Blutë kanë rënë në gjurmët e tyre, por njëri prej djemve është liruar.

Rovena ndërkohë kërkon që të trajtohet nga një psikologe, pa gjëndja e saj nuk është e mirë.

“Mendoj se duhet të trajtohem nga një psikologë, sepse jam në një gjendje të mjerueshme. Jam e vetme dhe nuk është askush me mua. Prindërit e mi janë në Itali dhe unë kam ardhur me një program studimi që ofrohet mes dy vendeve Shqipërisë dhe Italisë. Nuk e di nëse do mundem të vazhdojë të rri deri në fund, për të përmbyllur projektin në fakultet. dua të shkoj te prindërit e mi. Ata janë edhe me shumë të prekur nga kjo histori. Babai im do të vij nesër (sot), pasi është duke përjetuar  një frikë të madhe për shkak të asaj që unë kalova”, thotë ajo.

Më tej ajo shton se çdo ditë merr telefonata kërcënuese nga zëra të ndryshëm meshkujsh, që i kërkojnë të tërheqë padinë, ose ndryshe do ta vrasin.

“Asgjë nuk ka mbaruar, pasi bërë denoncimin, madje edhe sot (dje) kanë ardhur mbi 20 thirrje me privat. Janë meshkuj, zëra të ndryshëm të cilët më thonë ‘tërhiq padinë që ke bërë, pasi do të vrasim nëse nuk e bën. Nuk e di nëse këto kërcënime me vijnë nga ai person, pasi unë nuk e njoh atë. Ishte hera e parë që e shija atë ditë, kur tentoi të më përdhunonte. Kurrë nuk më ka përndjekur dhe asnjëherë nuk kanë qenë te provokuar nga ana ime. Di të them që ai ishte nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike kur bëri atë tentativë”, përfundon studentja.

Etiketa: Elbasanstudentjatentative perdhunimi

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Kreu i PD-së në Fan të Mirditës rreh qytetarin, zbulohet shkaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.