Një 16-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi plagosi me thikë rojen e një objekti që po tentonte të vidhte.
Sipas njoftimit të policisë, i riu u ndalua për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, afër Casa Italias, ku i riu tentoi të vidhte dhe plagosi rojen, shtetasin A. D., 65 vjeç, i cili ndodhet aktualisht në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.