Një operacion i madh antidrogë po zhvillohet në ujrat territorial greke.
Mësohet se dy gomone me drogë, të nisura nga Shqipëria kanë tentuar të futen në Turqi.
Sipas “Balkanweb”, gomonet kishte përshkruar më parë të gjithë hapësirën detare greke.
Në operacionin që po zhvillohet në Mitilini, janë angazhuar 10 skafe të policisë greke, 1 avion i FRONTEX dhe 1 helikopter.
Pas bllokimit nga policia turke, gomonet janë futur në ujrat greke dhe po tentojnë të kthehen në Shqipëri.
Edhe pas goditjes nga helikopteri me snajper, gomonet vazhdojnë të lundrojnë.
Mediat greke bëjnë me dije, se aktualisht është kapur njëra prej dy gomoneve të ngarkuara me drogë.