Tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë me ngjashmëri, arrestohet 41-vjeçari gjerman i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol.
Njoftimi:
Policia Kufitare dhe Interpol Tiran ne bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, shtetasi M. W., 41 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata lokale e Lorrach, Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.
Pasaporta që paraqiti ky shtetas është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pasaportë me gjeneralitet e tij, e dyshuar e falsifikuar, të cilën e kishte me vete.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarit, në Gjermani.