Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tensionet Rusi-Ukrainë/ A do ta bashkojë Putini Evropën? Ja çfarë thotë Mark Leonard

12:44 18/02/2022
Reading Time: 5 min lexim

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës ende nuk janë zbehur siç duhet, teksa ushtarët e të dyja shteteve janë në gatishmëri për çdo lëvizje të dyshimtë që mund të sjellë luftë. Për konfliktin mes këtyre dy shteteve ka reaguar presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti i Amerikës foli ai ishte situata në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë. Biden ka theksuar gjatë fjalës së tij se SHBA, është e përgatitur për të gjitha skenarët. Ndërkohë politikani europian Mark Leonard shprehet se një luftë e shekullit XXI-të në Evropë nuk është më diçka e paimagjinueshme.

Mark Leonard “Project Syndicate”

Një luftë e shekullit XXI-të në Evropë nuk është më diçka e paimagjinueshme. Pas disa javë spekulimesh nëse Rusia do ta pushtojë apo jo Ukrainën, një shumicë e qartë e të anketuarve në një sondazh të fundit pan-evropian nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) mendojnë se ka të ngjarë të ketë një luftë, dhe se Evropa duhet të reagojë. Vende të ndryshme kanë frikëra të ndryshme,bazuar tek përvojat e tyre të kohëve të fundit. Në Poloni, vend që është përballur me përpjekjet e Bjellorusisë për t’i kaluar emigrantët nga Lindja e Mesme përtej kufirit, ekziston një frikë e shtuar për valë të reja refugjatësh.

Në Francë dhe Suedi, shqetësim kryesor janë sulmet kibernetike, duke reflektuar kësisoj ndërhyrjen e fundit të Rusisë në zgjedhjet e tyre kombëtare. Ndërkohë për gjermanët, italianët dhe rumunët, frika më e madhe është mungesa e energjisë. Në fakt në lojë janë më shumë gjëra sesa perceptimet e ndryshme të evropianëve në lidhje me kërcënimet e jashtme. Strategu i madh gjerman Karl Von Klauzeviç e përshkruante luftën si vazhdimin e politikës me mjete të tjera. Dhe në javët e para të krizës ukrainase, mënyra se si iu përgjigjën vendet evropiane ndaj kërcënimit të luftës, ishte shumë domethënës për politikën e tyre të brendshme.

Marrim rastin e Britanisë së Madhe. Shumë analistë mendojnë se interesimi i papritur i kryeministrit Boris Xhonson mbi Evropën Lindore, ka më pak të bëjë me shqetësimin e tijpër Ukrainën, sesa me dëshirën e tij për të shmangur vëmendjen nga skandali i festave që organizonte stafi i tij në Doëning Street, në kohën kur pjesa tjetër e vendit ishte në izolim për shkak të pandemisë. Përtej kësaj, kjo krizë është një mundësi që ai t’i tregojë Shteteve të Bashkuara se Britania ka ende rëndësi edhe pas Brexit, daljes nga BE.

Sa i përket presidentit amerikan Xho Bajden, qëllimi i tij kryesor është të minimizojë burimet dhe kohën e nevojshme për t’u marrë me këtë krizë. Misioni i tij fillestar ishte të ofronte politika, nga të cilat do të përfitonte klasa e mesme, dhe zhvendosja e fokusit të politikës së jashtme të SHBA-së në rajonin e Indo-Paqësorin, si dhe ndaj sfidës së krijuar nga Kina. Me Donald Trump që kërcënon të rikthehet në pushtet, në rrezik nuk është vetëm politika e Amerikës ndaj Ukrainës dhe Rusisë, por edhe e ardhmja e demokracisë amerikane. Pozicioni i Amerikës përbën një shqetësim të madh për evropianët e Evropës Lindore dhe Qendrore.

Ata janë gjithnjë e më të shqetësuar për politikën e përkeqësuar të Amerikës, dhe për vendosmërinë e dyshimtë përballë agresionit rus. Frika e tyre më e madhe është që nëse tanket ruse do të lejohen të futen në Ukrainë, destinacioni i tyre i ardhshëm mund të jetë Talini, Riga apo edhe Varshava. Ndërkohë, vende si Gjermania, Italia, Austria dhe Greqia, druhen se një konflikt mbi Ukrainën, do t’i japë fund çdo lloj mundësie për vendosjen e një marrëdhënieje më normale me Rusinë. Gjermania është e ndarë midis vlerave të saj perëndimore, solidaritetit të saj me evropianët e Evropës Qendrore dhe Lindore, dhe traditës së saj pacifiste të pasluftës.

Ndaj, kancelari Olaf Sholc i ka siguruar liderët e tjerë perëndimorë se Gjermania do të jetë një aleate solide në rastin e shpërthimit të luftës, duke sinjalizuar gjithashtu se do të shmangë marrjen e një roli udhëheqës në çdo lloj kundërpërgjigje të përbashkët evropiane. Pozicioni i Sholc është në kontrast të plotë me atë të presidentit francez Emanuel Makron, i cili e sheh këtë krizë si një mundësi për të treguar “autonominë strategjike” evropiane, një synim politik, të cilin ai e ka ndjekur që nga fillimi i presidencës së tij.

Natyrisht, duke marrë një rol dukshëm udhëheqës në zgjidhjen e krizës në Ukrainë, Makron mund të forcojë ndjeshëm imazhin e tij në prag të zgjedhjeve presidenciale në Francë që mbahen këtë pranverë. Me vendet e tij anëtare të ndara sipas gjeografisë dhe historisë, Bashkimi Evropian e ka pasur shumë të vështirë për të gjetur veten në këtë histori. Në përgjithësi, duke u dukur pasive, e dobët dhe e palëvizshme, stereotipi është se BE nuk dëshiron as ta mbrojë dhe as të rishikojë rendin ekzistues të sigurisë.

Kritikët e konsiderojnë unionin si të paralizuar nga perspektiva e dy skenarëve që shkaktojnë makth:një lufte gjithëpërfshirëse ose ndonjë skenar i Jalta 2.0, ku Rusia dhe Amerika ndërmjetësojnë një zgjidhje të re për Evropën, pa u shqetësuar qëtë konsultohen paraprakisht me evropianët. Por në themelin e dallimeve të dukshme janë interesat kryesore që ndajnë të gjithë evropianët. Pra dëshira për të parandaluar një luftë tjetër në Evropë; nevoja për të ruajtur besueshmërinë e NATO-s; dhe një ndjenjë përgjegjësie për ta shpëtuar Ukrainën nga kthimi i detyruar nën zgjedhën e Rusisë.

Gjenialiteti i politikë-bërjes evropiane, qëndron në aftësinë e saj për të pajtuar imperativat e brendshme politike me nevojën për diplomaci ndërkombëtare. Sondazhi i ECFR tregon se gjatë javëve të fundit, ka pasur një konvergjencë midis politikave evropiane mbi nevojën për t’iu kundërpërgjigjur sjelljeve agresive të Rusisë. Njëherazi, qeveritë evropiane po gjejnë mënyra më të mira për të menaxhuar ndarjet e tyre. Megjithëse shumë evropianë të Evropës Qendrore dhe Lindore janë të shqetësuar në lidhje me bisedimet diplomatike, ata nuk janë përpjekur që t’i pengojnë amerikanët apo Makron nga eksplorimi i opsioneve për dialogun me Rusinë. Ndërkohë nga ana e tij, Makron ka qenë i kujdesshëm për t’u konsultuar me vendet e tjera, dhe për t’iu përmbajtur parimeve të dakordësuara në lidhje me sigurinë evropiane dhe sovranitetin e Ukrainës.

Për më tepër, pas hezitimeve dhe heshtjes fillestare, Gjermaniaka sinjalizuar se është e gatshme që të vendosë në tryezë të gjitha sanksionet e mundshme. Dhe siç më tha kohët e fundit një Ministër i Jashtëm i BE-së, edhe kryeministri hungarez Viktor Orbani qëndroi kryesisht linjës së përbashkët të BE-së,gjatë takimit me presidentin rus Vladimir Putin në fillim të këtij muaji. Fakti që lufta në Evropë nuk është më e paimagjinueshme, mund t’i detyrojë evropianët të bëjnë kompromise të ndërlikuara për të ruajtur paqen e tyre kolektive.

Ndonëse ky nuk ishte qëllimi i tij kur filloi të grumbullonte trupat ruse në kufirin ukrainas, Putin mund t’i ketë ndihmuar padashur vendet anëtare të BE-së të transformohen nga një grumbull i fragmentuar vëzhguesish të shqetësuar, në një bllok që është i vendosur të mbrojë sigurinë e tij.

Të lidhura

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit
Bota

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit

Rrjeti i Lajmeve të Republikës Islamike të Iranit, pjesë e transmetuesit shtetëror IRIB, pretendon se ka qenë objektiv i një...

17:42 16/06/2025
Vrasja e Gentiana Hudhrës nga ish-bashkëshorti/ Komuniteti italian organizon homazhe për viktimën
Bota

Vrasja e Gentiana Hudhrës nga ish-bashkëshorti/ Komuniteti italian organizon homazhe për viktimën

Një tjetër krim makabër ka tronditur opinionin publik në Itali, këtë herë në qytetin Tolentino të provincës së Maceratës. Gentiana...

17:16 16/06/2025
Para
Fitues i çmimit “Migjeni”, ndërron jetë shkrimtari Bardhyl Londo

Fitues i çmimit “Migjeni”, ndërron jetë shkrimtari Bardhyl Londo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

18:45 16/06/2025
Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

18:30 16/06/2025
BMW del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduar në Korçë

BMW del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduar në Korçë

18:20 16/06/2025
Arbjan Mazniku në SPAK: Dosja që mund të fundosë jo vetëm një ministër, por një sistem

Arbjan Mazniku në SPAK: Dosja që mund të fundosë jo vetëm një ministër, por një sistem

18:11 16/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.