Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tensionet në Ukrainë/ VOA: BE dhe SHBA bisedime për eksportet e gazit mes shqetësimeve

18:35 07/02/2022
Reading Time: 2 min lexim

Bashkimi Evropian po bisedon me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera lidhur me mundësinë e rritjes së eksportit të gazit në Evropë mes shqetësimeve mbi furnizimin nga Rusia, tha Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Po krijojmë një partneritet për sigurinë energjetike me Shtetet e Bashkuara, për më shumë furnizime me Gaz Natyror të Lëngshëm (GNL). Po negociojmë me vende të tjera si Norvegjia, për shtimin e furnizimeve të tyre për Evropën,” tha zonja von der Leyen të hënën.

Përshkallëzimi i tensioneve mes Perëndimit dhe Moskës lidhur me Ukrainën ka ngjallur shqetësime për furnizimin me gaz rus të Evropës. Çmimet janë rritur në nivele rekord muajt e fundit, mes të tjerash për shkak të uljes së sasisë së importeve nga Rusia.

Rezervat e gazit në Evropë janë rreth 10% më të ulëta se zakonisht për këtë periudhë të vitit. Firma ruse Gazprom ka thënë se po përmbush të gjitha kontratat afatgjata, por është akuzuar nga zyrtarët e BE-së dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë se po dërgon sasi të pamjaftueshme gazi në Evropë në mes të krizës mbi Ukrainën.

Zonja Von der Leyen tha se është “e çuditshme” që Gazpromi nuk ka rritur furnizimin me gaz të Evropës, pavarësisht çmimeve rekord dhe kërkesës së lartë.

“Ka shenja në rritje se Kremlini po vazhdon të përdorë furnizimin me gaz si mjet presioni politik,” tha ajo.

Rusia mbulon rreth 40% të nevojave të gazit të BE-së. Pasojat e mundshme për furnizimin me gaz, nëse Rusia pushton Ukrainën, kanë nxitur BE-në të rrisë importin nga vende të tjera.

BE-ja ka thënë se infrastruktura e saj e magazinimit dhe aftësia për të importuar më shumë GNL duhet të jetë në gjendje t’i mbrojë vendet nga pasojat e rënda të mungesës së gazit, por analistët thonë se ndërprerja e plotë e furnizimit nga Rusia do të sillte nevojën e masave urgjente, si për shembull mbylljen e disa fabrikave.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Von der Leyen tha se çmimet e gazit mund të vazhdojnë të mbeten të larta. Shumica e vendeve të BE-së kanë zbatuar lehtësime në taksa, subvencione dhe masa të tjera për të mbrojtur konsumatorët nga rritja e faturave në përgjigje të rritjes së fundit të çmimeve.

“Nuk përjashtohet mundësia që çmimet e gazit të mbeten të larta për një kohë të gjatë,” tha ajo./VOA/

Të tjera

33 ditë pa brakiterapi në Onkologjik, gazetari: Kriminale, kush mban përgjegjësi?
Aktualitet

33 ditë pa brakiterapi në Onkologjik, gazetari: Kriminale, kush mban përgjegjësi?

Spitali Onkologjik në Tiranë prej 33 ditësh nuk ofron shërbimin e brakiterapisë, pasi pajisja e posaçme ka dalë jashtë funksionit...

23:35 16/08/2025
Trump reagon pas takimit me Putinin: “Marrëveshja e paqes, e vetmja zgjidhje për Ukrainën”
Aktualitet

Trump reagon pas takimit me Putinin: “Marrëveshja e paqes, e vetmja zgjidhje për Ukrainën”

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për herë të parë pas takimit të zhvilluar dje në Alaska me Presidentin rus...

21:09 16/08/2025
Para
Kriza energjetike, Blinken: SHBA të ndihmojë Evropën për t’u furnizuar me energji

Kriza energjetike, Blinken: SHBA të ndihmojë Evropën për t’u furnizuar me energji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

33 ditë pa brakiterapi në Onkologjik, gazetari: Kriminale, kush mban përgjegjësi?

33 ditë pa brakiterapi në Onkologjik, gazetari: Kriminale, kush mban përgjegjësi?

23:35 16/08/2025
Trump reagon pas takimit me Putinin: “Marrëveshja e paqes, e vetmja zgjidhje për Ukrainën”

Trump reagon pas takimit me Putinin: “Marrëveshja e paqes, e vetmja zgjidhje për Ukrainën”

21:09 16/08/2025
E trishtë! Shkak kequshqyerja, ndërron jetë në Itali 20 vjeçarja palestineze e evakuuar nga Gaza

E trishtë! Shkak kequshqyerja, ndërron jetë në Itali 20 vjeçarja palestineze e evakuuar nga Gaza

18:41 16/08/2025
Parandalohet përleshja me armë në Kurbin, arrestohet një 37-vjeçar, katër të tjerë në kërkim

Parandalohet përleshja me armë në Kurbin, arrestohet një 37-vjeçar, katër të tjerë në kërkim

15:58 16/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.