Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tender pa garë/ Drejtori i Morgut, Bledar Xhemali i fal 500 mijë €‎ Renido Petritajt

10:54 24/12/2023
Reading Time: 5 min lexim

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Bledar Xhemali nuk u ndahet skandaleve. Përveç veprave me nam, si lënia e të vdekurve në dysheme, instituti shpërdoron vazhdimisht fondet edhe në tenderët pa garë. Më datë 19 tetor 2023, Xhemali ka hapur tenderin me objekt “Shtim kati dhe rikonstruksion i IML-se dhe morgut” me fond limit 566 milionë lekë.

Nuk argumentohet se për çfarë arsye do të shtohet një kat në godinën 4-katëshe, por nuk është çudi që ky tender të jetë hapur si justifikim për të nxjerrë nga arka afro 500 mijë euro.

Sipas të dhënave nga dokumentet e tenderit, janë 3 kompani që kanë bërë oferta. Por, edhe pse kishte mjaftueshëm propozime, Xhemali zgjodhi rrugën abuzive për ta firmosur kontratën.

Në nëntor 2023, kur është mbajtur tenderi, drejtori kishte skualifikuar 2 oferta, madje njëra prej tyre ishte më e lirë se ajo e fituesit. Si përfundim, është lënë e vlefshme vetëm oferta e paraqitur nga bashkimi i firmave  “Rafin Company” shpk – “Ndregjoni” shpk. Kështu, pa kurrfarë konkurrence, fitorja është dhënë në formë dhurate për pronarët Renido Petritaj dhe Xhetan  Ndregjoni.

 

Duke parë abuzimin në procesin e prokurimit, Open Data Albania e ka listuar tenderin me ‘Red Flag’, shenja që tregon risk të lartë korrupsioni. Në fakt kjo njollë e kuqe i takon së pari Xhemalit, i cili abuzon duke shfrytëzuar postin që ka.

E shkuara e errët e Bledar Xhemalit

Sakaq, kjo aferë na rikthehu edhe njëherë prapa në kohë, në skandalet dhe të shkuarën e errët të Bledar Xhemalit në krye të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ai është emëruar në detyrën e drejtorit të Mjekësisë Ligjore që në vitin 2014 nga ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naco.

Gjatë bashkëqeverisjes 6-mujore PS-PD, ish-ministri i drejtësisë Gazmend Bardhi e shkarkoi nga detyra e drejtorit të Mjekësisë Ligjore për shkak të shkeljeve të rënda. Inspektimi, sipas informacionit, zbuloi se Xhemali kishte kryer shkelje të rënda administrative dhe ishte përfshirë në akte ekspertimi të pavërteta.

Bardhi, atëkohë, e çoi drejtorin Xhemali në ndjekje penale, por ky i fundit, e paditi në Gjykatën Administrative, që i dha të drejtë për të vazhduar punën. Kështu. në shtator 2017, Xhemali u rikthye në detyrë..

Në vitin 2018, Mjekësia Ligjore u përfshi në një tjetër skandal, ku një punonjës funerali privat sillej si “drejtor nate” te Morgu i Tiranës. Ky punonjës kishte çelësin e Morgut dhe tërhiqte prej andej kufomat dhe i kalonte tek agjencia e vet.

Por edhe pas këtij skandali, drejtori Xhemali nuk pati asnjë pasojë duke vazhduar punën qetësisht. Por më “i famshëm”, drejtor Xhemali u bë kur dolën pamjet horror të të vdekurve të shtrirë në dysheme gjatë periudhës së pandemisë COVID -19.

Ndërkohë, në qershor 2023, Xhemali zhvilloi një tjetër tender të dyshimtë, atë me objekt “Blerje pajisje autopsie dhe laboratorike”.

Ky tender kishte si fond limit shifrën prej 25,833,000 lekë (pa TVSH) ose rreth 300 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nga dokumentet e tenderit del se kanë marrë pjesë vetëm tre kompani.

Dy prej tyre kanë hyrë në tender, por nuk kanë paraqitur ofertë ekonomike, duke lënë të kuptohet se fituesi është i paracaktuar. Për rrjedhojë tenderin e ka marrë e vetmja kompani që ka dhënë ofertë, “KRIJON” shpk në pronësi të Piro dhe Fotion Zogës.

Kush i fitoi paratë e rikonstruksionit të Morgut?

Biznesmeni i ndërtimit Nefir Petritaj kontrollon tre kompani bashkë me të birin Renido Petritaj, përmes të cilave kanë marrë tendera me vlerë rreth 32 milionë euro.

Kompania kryesore është 2 F Construcion LTD, me emër të ndryshuar në Rafin Company, me pronar Renido Petritaj.

Nga viti 2017 dhe deri më tani, Renido Petritaj ka arritur të fitojë 80 tendera publikë me një vlerë rreth 34 miliardë lekë ose 32 milionë euro, e vetme dhe në bashkëpunim, një shifër e jashtëzakonshme për një kompani që e ka nisur nga zero në 2017, me kapital 100 lekë.

Gjysmën e vlerës së tenderave i ka marrë nga Bashkia e Tiranës, nën dyshime të forta të një lidhje klienteliste.

Në 31 janar 2022, Rafin Company, me pronar Renido Petritaj mori tenderin me vlerë 5 milionë euro për ‘ndërtim pedonale, pistë vrapimi dhe korsi biçikletash në liqenin e Farkës’.

Fituesi dyshohet se është paracaktuar pasi kompanitë e tjera pjesëmarrëse në garë si Varaku, Zdravo etj., nuk paraqitën dokumentet më elementare. Më herët, Rafin Company dhe Zdravo kishin fituar një tender po nga Bashkia Tiranë për mirëmbajtje të objekteve arsimore, pa garë.

Në të njëjtën formë, pra me kompani që merrnin pjesë në procedura fiktivisht, “Rafin Company” mori edhe tenderin me vlerë 3 milionë euro për Rindërtimin shkollës 9 vjeçare “Lidhja e Prizrenit”. Fasadën në këtë rast e kanë bërë kompanitë “Udha” dhe “Ulëza”, të lidhura me njëra-tjetrën dhe që kanë marrë tendera të tjerë nga e njëjta njësi vendore, Bashkia Kamëz, që i dha tenderin 3 milionë euro

Me kompaninë “Udha”, “Rafin Company” ka marrë po ashtu një tender për rindërtimin me vlerë 4 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Me të njëjtën skemë, Renido Petritaj ka fituar edhe tenderat mirëmbajtje e rrjetit elektrik, hidraulik dhe dyer të brendshme në Konviktet e Shkollave të Mesme, Bashkia Tiranë, me vlerë 350 mijë euro, si dhe tenderin për mirëmbajtje e thellë në objekte publike, Bashkia Tiranë, me vlerë 300 mijë euro.

Pra, të gjithë e duan Renidon dhe i xhirojnë miliona euro nga buxheti i shtetit! Së fundmi, më 20 dhjetor 2023, ministri Niko Peleshi i firmosi kësaj kompanie tenderin 2 miliardë lekë për infrastrukturën në shkollën “Skënderbej” Tiranë. Edhe pse kishte oferta më të ulëta, Peleshi ia xhiroi paratë firmës së Renido Petritajt. Një pyetje lind për zyrtarët e Agjencisë së Prokurimeve: A nuk e shihni në sistem se kjo kompani nuk mund të kryejë në afat dhe më cilësi të dyja këto kontrata, të fituara njëkohësisht, të dhëna nga Peleshi dhe Xhemali?

Bashkëfituesi i kontratës është pjesë e oligarkisë së ndërtuesve të emëruar nga kryeministri me titullin “investitor strategjik”. Me kontratë 1 euro, kryeministri i ka dhënë Xhetan Ndregjonit pjesën e luanit nga Porti i Vlorës.

Më datë 13.10.2021, me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 599, u miratua lidhja e kontratës së qirasë, me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkimit të Shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k., “Brunes” sh.p.k., “Ndregjoni” sh.p.k. dhe “Marina Projects” LTD.

Kontrata 1 euro shërben për ndërtimin e hoteleve me vlerë 105 milionë Euro (pa TVSH). Kjo kontratë është e vlefshme për një periudhë 20 vjeçare.

Pra, sipas “standardeve” të qeverisë, të dy biznesmenët janë të denjë për të bashkëpunuar me drejtorin famëkeq të morgut./Gijotina.com

Etiketa: Bledar XhemalimorguRenido Petritajtender

Të lidhura

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrohet telefoni i Elvis Roshit, çfarë iu gjet
Aktualitet

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrohet telefoni i Elvis Roshit, çfarë iu gjet

I është sekuestruar telefoni celular ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, si pjesë e hetimeve...

09:54 18/05/2025
Mbahet sot ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV
Aktualitet

Mbahet sot ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV

Në orën 10:00 të mëngjesit, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leoni XIV do të kryesojë meshën e parë solemne...

09:27 18/05/2025
Para
Krerët e Kishës mesazh për paqe e harmoni në prag të Krishtlindjeve

Krerët e Kishës mesazh për paqe e harmoni në prag të Krishtlindjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrohet telefoni i Elvis Roshit, çfarë iu gjet

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrohet telefoni i Elvis Roshit, çfarë iu gjet

09:54 18/05/2025
Mbahet sot ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV

Mbahet sot ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV

09:27 18/05/2025
Tërmet 4.1 ballë në Greqi, ku ishte epiqendra

Tërmet 4.1 ballë në Greqi, ku ishte epiqendra

08:57 18/05/2025
Austria fiton Eurovision, ja ku u rendit Shqipëria

Austria fiton Eurovision, ja ku u rendit Shqipëria

08:44 18/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.