Gjykata e Tiranës ka vendosur që 20 persona të ndaluar gjatë operacionit policor “Tempulli 3” të mbahen në burg. Vendimi u mor nga gjyqtari Dritan Hallunaj, pasi prokurori Albert Demirneli kërkoi masën e arrestit. Sipas hetimeve, ky grup dyshohet se ka shpërndarë lëndë narkotike në disa pjesë të kryeqytetit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se, me ndihmën e agjentëve të infiltruar, u bënë blerje të kokainës, çka çoi në këto arrestime. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe 10 persona të tjerë të lidhur me këtë rast.
Në kërkim nga SPAK për trafik kokaine, dorëzohet në Spanjë djali i ish-drejtorit të Policisë, Erzen Breçanit
Eralbi Breçani, djali i ish-drejtorit të Policisë, Erzen Breçani, është dorëzuar në policinë e Spanjës, ndërsa ishte në kërkim nga...








