Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

TEDA Kashar 9 mln euro për ambientet e shërbimit, Bashkia hap tenderin

08:32 26/06/2024
Reading Time: 3 min lexim

Bashkia e Tiranës ka vendosur të vijojë me fazën tjetër të zhvillimit në zonën ekonomike të Kasharit duke hapur së fundmi një procedurë për ambientet e shërbimit me një fond limit 961 milionë lekë apo më shumë se 9 milionë euro. Referuar dokumentacionit kjo do të përfshijë godina, parkim, rrjetin e ujësjellësit si dhe aspekte të eficiencës së energjisë.

“Faza – Il është projektuar duke marrë në konsideratë kryesisht të dhënat nga studimi i Masterplanit të miratuar nga Bashkia Tiranë për zonën TEDA, Detyrën e Projektimit si dhe kërkesat e lëna nga Këshilli Teknik në fazën e Projekt zbatimit. Gjithashtu janë marrë në konsideratë dhe elementet infrastrukturor, energjetik, hidroteknik, etj që ndodhen në këtë zone. Në këtë fazë është parashikuar ndërtimi i infrastrukturës publike brenda zonës “TEDA”, respektivisht ndërtimi i Akseve:

Aksi 1-1 (parkingu i administratës); Aksi 2-2; Aksi 3-3; Aksi 7-7; Aksi 8-8; Aksi 9-9; Aksi 10-10;

Aksi 11-11; Aksi 12-12; Aksi 14-14; Aksi 15-15; Aksi 16-16; Aksi 17-17; si dhe ndërtimi i Godinës 2 kateshe të administratës dhe shërbimeve me sipërfaqe të njollës së ndërtimit 3000 m2, duke krijuar kështu një zonim të brendshëm funksional në funksion të zonës teknologjike, ndërtimi i kolektorit kryesorë të shkarkimit të kanalizimeve të Ujërave të Zeza dhe Ujërave të Shiut të ndara, Ndriçimit Rrugor dhe Linjave Rezerve”, thuhet në dokumentet e procedurës.

Zona për zhvillimin e TEDA Kashar, shtrihet në një zonë fushore të pandertuar, e cila ne anën lindore dhe perëndimore te saj kufizohet nga kodra dhe ndodhet në kufirin verior të impiantit të përpunimit të ujerave të zeza.

“Sipërfaqja e përzgjedhur për zhvillimin e TEDA Kashar, është rreth 35 hektarë me mundësi zgjerimi deri ne 50 hektarë. Sipërfaqja është e mjaftueshme për instalimin e infrastrukturës se nevojshme te projekti.

Trualli ka një konfigurim të rregullt gjeometrik dhe shtrihet në një terren fushor. Pjesa më e madhe e parcelave të përfshira në zonën TEDA kanë karakteristika bujqësore të papërdorura ose pjesërisht të kultivuara.

Aktualisht kjo zonë mund të lidhet me rrjetin rrugor nëpërmjet rrugës “Carja e Zaltes”, e cila kalon në pjesën lindore të rrethimit të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza, në rrugën “Kasem Caushi” dhe më tej, rrugës “7 Nëntori” me rrugën dytësore të autostradës Tiranë – Durrës ose nëpërmjet rrugës “Tre Deshmorët” me rrugën “Konferenca e Pezes”, por këto rruge nuk janë objekt i kësaj detyre projektimi” nënvizohet në relacionin arkitektonik.

Zona Teknologjike e Zhvillimit është cilësuar si një nga projektet e rëndësishme të Bashkisë së Tiranës dhe më herët ka marrë edhe statusin e investimit strategjik nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.

Dhënia e statusit të investimit strategjik në vitin 2021 u argumentua me planin e biznesit të parashikuar nga Bashkia e Tiranës për këtë zonë ku vlera e investimit të projektit me potencial strategjik “TEDA Tiranë” plotësonte kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike.

Konkretisht vlera e investimit parashikohet të jetë 16 (gjashtëmbëdhjetë) milion Euro, pa përfshirë vlerën e investimit të operatorëve, duke punësuar 5000 – 7000 punonjës.

Subjekti aplikues në këtë rast Bashkia Tiranë, propozonte në dokumentet dorëzuar në KIS zhvillimin e projektit Zona Teknologjike dhe e Zhvillimit Ekonomik (TEDA) Tiranë, për zgjerimin e gamës se industrive operuese në treg, duke krijuar diversifikim për të tërhequr industri prodhuese komplekse, siç janë industria automobile, ICT, industria e pajisjeve elektronike./ Monitor

Etiketa: Kashartender

Të tjera

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Aktualitet

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin
Aktualitet

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Rreth 60 familje në Baks-Rrjoll të Velipojës janë në protestë prej ditësh. Mbrojnë një tokë prej rreth 1.46 milionë metrash...

19:14 09/02/2026
Para
Aksion antidrogë në Tiranë/ Vihen në pranga tre persona

Aksion antidrogë në Tiranë/ Vihen në pranga tre persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.