Të shtrirë për tokë me duar pas qafe. Kjo është performanca e një grupi protestuesish para Kryeministrisë. Mijëra të rinj i janë përgjigjur edhe sot thirrjeve në rrjetet sociale për t’iu bashkuar protestës për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë.
Protesta në ditën e pestë të saj ka nisur paqësisht në sheshin “Skënderbej”, më pas ata kanë marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë, ku në mënyrë demonstrative janë shtrirë në tokë dhe kanë vendosur duart pas koke.
Kujtojmë se deri në këto momente nuk ka patur asnjë gjest dhune si nga ana e protestuesve, por edhe sjellja e forcave të policisë ka qenë më e rezervuar se në protestat e mëparshme.
/GazetaReforma.com/