Disa persona janë plagosur nga të shtënat në një ngjarje ku po merrnin pjesë për Fitër Bajramin në Philadelphia. Të shtënat ndodhën jashtë një xhamie, ditën që shënon fundin e muajit të shenjtë mysliman. Komisioneri i Policisë së Filadelfias, Kevin Bethel tha se dy grupe brenda parkut shkëmbyen të shtëna me armë zjarri dhe rreth 30 të shtëna u qëlluan.
Mediat e huaja kanë raportuar se katër persona janë arrestuar dhe disa armë janë gjetur nga policia. CBS News raporton se të shtënat filluan pas një mosmarrëveshjeje në tubim. Një 22-vjeçar ka pësuar një plagë me armë zjarri në stomak, ndërsa një i mitur ka mbërritur në spital me një plagë në duar. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe një 15-vjeçar.
Policia ka shoqëruar 5 persona, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.