Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Të sharat në Kuvend/ Rama kërkon ndjesë: “Berisha, kufomë pa nder e lavdi”

10:56 01/02/2019
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke kërkuar ndjesë, siç shprehet ai, për sëkëlldinë që është krijuar në Kuvend ditën e djeshme, nisur nga shqetësimi i një studenteje për gjuhën e përdorur në debatin me Sali Berishën.

Rama e cilëson Berishën si kufomë politike dhe si komunist të llojit më të zi.

Ai ka folur edhe për akuzat e Berishës ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën shprehet se: “Gënjen ky apo unë, për aksionet e gruas sime në një bankë Amerikane, ku ajo nuk ka qenë kurrë më shumë se një anëtare bordi si ekonomiste, që ka të drejtë të ushtrojë profesionin e vet, por që ka fatin e keq të jetë gruaja ime dhe të jetë prehja e gjahut të këtij të fantaksuri. Të ndjek nga pas si hienë. Unë nuk merrem me të, si gazetë e vjetër që tkurret çdo javë.”

Më poshtë reagimi i plotë i Ramës

“Populli thotë ‘kush fle me qenin, ngrihet me pleshta’. Kur të zë rrugën një i marri, një rrugaç apo i dehur është e pamundur që të kalosh nëse nuk merresh me të, në një mënyrë apo një tjetër. I marri, apo rrugaçi ka arritur të marrë edhe formë deputeti tek ne dhe shfaqet për turpin e të gjithëve. E kam gozhdë në zemër që në atë Kuvend nuk jam i sfiduar nga inteligjenca apo dinakëria e kundërshtarit, por i sulmuar nga injoranca. Do të ishte më e denjë të na mundte një sfidant serioz për Shqipërinë sesa një fitore me një kundërshtar karagjoz.

E kam pyetur veten miliona herë se çfarë duhet bërë për të shmangur këtë. Nuk e gjej dot këtë. Ndjesë për sëkëlldinë që është krijuar. Nuk e di sesi i dilet kësaj historie. Ka ikur koha kur prishte punë ajo kufomë politike, që kalbet sot në karrigen e deputetit pa nder dhe pa lavdi. Kjo tokë ka parë shumë të paudhë, por kurrë nuk e ka mbajtur mbi shpinë një prodhues rrenash, si ky farë burri pa din e pa iman, pa kanun, pa Kushtetutë. Komunist i llojit më të zi. Ky njeri ka hyrë në shtëpinë time si halldup, i pashoq, dhe i ka traumatizuar, gruan, nënën, gjyshen dhe fëmijët. Ky është fabrikuesi i procesverbalit të një gjyqi që nuk ka ndodhur kurrë. Aty shkruhet monstruoziteti i mohimit nga ana ime të atësisë së djalit tim. Ky është përhapësi i kësaj gënjeshtre, se unë kam treguar me gisht tim atë si babanë e djalit tim. Kurrë nuk ka ndodhur. Ndarja ime ka qenë krejt njerëzore në gjyq me mirëkuptim të palëve. Por ky lloj krokodili nuk ngopet, dhomë më dhomë, krevat në krevat dhe varr më varr.

Gënjen ky apo unë, për aksionet e gruas sime në një bankë Amerikane, ku ajo nuk ka qenë kurrë më shumë se një anëtare bordi si ekonomiste, që ka të drejtë të ushtrojë profesionin e vet, por që ka fatin e keq të jetë gruaja ime dhe të jetë prehja e gjahut të këtij të fantaksuri. Të ndjek nga pas si hienë. Unë nuk merrem me të, si gazetë e vjetër që tkurret çdo javë. Pasi e zhytën këtë vend në krim, kërkojnë llogari, rrëmujë dhe pushtet, për të zhdukur shpresën bashkë me rrugën e të ardhmes“-shprehet Rama, ndër të tjera.

Kujtojmë se dje në seancën plenare të Kuvendit kryeministri Rama u përplas me Berishën, pasi ky i fundit akuzoi bashkëshorten e kreut të qeverisë se është aksionere në një bankë private në vend, por Rama e mohoi një gjë të tillë.

Berisha insistoi duke pretenduar aksione në offshore. Në këtë pikë debati arriti pikun dhe Rama iu drejtua Berishës me fjalë të rënda duke i thënë se gruas dhe familjes së tij i ha ato që nuk thuhen…

Të lidhura

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri
Bota

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

Gazeta prestigjioze franceze Le Monde i ka kushtuar një analizë zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, duke i cilësuar ato...

12:54 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%
Aktualitet

Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%

Sipas të dhënave të publikuara deri në orën 12:00, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka arritur në 21.91%...

12:31 11/05/2025
Para

Rama i del në mbrojtje Thaçit: "Berisha furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

12:54 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%

Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%

12:31 11/05/2025
Tjetër konflikt fizik në qendrat e votimit në Pogradec

Tjetër konflikt fizik në qendrat e votimit në Pogradec

12:08 11/05/2025
Nga grushti te 100-vjeçari/ Zgjedhjet nisin me përplasje dhe tensione

Nga grushti te 100-vjeçari/ Zgjedhjet nisin me përplasje dhe tensione

12:04 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.