Kryeministri Edi Rama nuk i kursen përgjigjet kur vjen puna te akuzat e kreut të opozitës Lulzim Basha.
Ky i fundit ishte sot në Burrel nga ku dhe bëri thirrje për rrëzimin e qeverisë, ndërsa kryeministri në të njëtën kohë zgjodhi t’i përgjigjej me një postim në Twitter.
“Qentë le të lehin, vazhdimi dihet”, shkruan Rama.
Ndërsa një ditë më parë ndërsa ndodhej në Lezhë, aty ku mbështeti Pjerin Ndreun për kryebashkiak, kryeministri Rama e thumboi Bashën, duke u shprehur se nuk kishte frikë nga protesta, pasi sipas tij ajo është mesazh dashurie i shprehur nga Basha, me qëllim për t’u takuar.
POSTIMI I PLOTË
E paimagjinueshme deri shumë pak kohë më parë! Sheshi Skënderbej në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore që mban emrin e legjendarit Mies Van Der Rohe👍#QentëLeTëLehin vazhdimi dihet😁