Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim

20:58 10/09/2025
Reading Time: 4 min lexim

Një 23-vjeçare ukrainase, e cila i shpëtoi luftës në atdhe për të kërkuar një jetë të sigurt në Amerikë, u ther për vdekje në një tren në Karolinën e Veriut. Dy burra, Armando Pali dhe Geridon Kraja, u vranë në mes të Shkodrës nga plumbat e kallashnikovit.

Viktimat janë të ndryshme, vendet janë të ndryshme, por fijet e tragjedive takohen në një pikë: autorët e krimeve nuk duhej të ishin të lirë. Ata duhej të ishin pas hekurave, por gjyqtarët i nxorën në rrugë.

Dy ngjarje të ndara në dy kontinente, por të lidhura nga e njëjti fije tragjike: dështimi i drejtësisë dhe i atyre që quhen gjyqtarë, por që në fakt bëhen bashkëpunëtorë në krim.

Në Charlotte, më 22 gusht, Iryna Zarutska u bë viktimë e një sulmi brutal. Ajo u qëllua me thikë disa herë nga Decarlos Brown Jr., një i pastrehë me histori të gjatë krimesh e arrestimesh të mëparshme (14 herë).

Gjykatësja Teresa Stokes e kishte liruar pa garanci, vetëm me një premtim të shkruar. Vendimi i saj i çoi drejtpërdrejt jetën e Irynës drejt një fundi tragjik. Sot, Brown përballet me akuza federale dhe me mundësinë e dënimit me vdekje, ndërsa ligjvënësit amerikanë kërkojnë me ngulm shkarkimin e menjëhershëm të gjyqtares, duke e cilësuar bashkëfajtore.

Në Shkodër, 8 shtatori u kthye në ditë masakre. Ragip Gila, i liruar në mars nga gjyqtari Albert Keraj, hapi zjarr me kallashnikov mbi katër persona në një lokal pranë Bashkisë. Viktimat, Armando Pali, punonjës i IKMT dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak, si dhe Geridon Kraja, shofer dhe truprojë i Erogen Vasos, nuk mbijetuan.

Edhe pse ndaj Gilës ishin gjetur më parë jelekë antiplumb, drogë, maska e armë, drejtësia shqiptare zgjodhi ta nxjerrë jashtë. Prokuroria kërkoi dënim me 3 vite e 8 muaj burg, por gjyqtari Albert Keraj vendosi ndryshe. Çështja u ankimua në Apel, por mbeti aty, mes dosjeve të pluhurosura. Gila doli i lirë dhe vrau.

Prokuroria e Shkodrës ngriti 3 akuza ndaj tij: Armëmbajtje pa leje, Prodhim dhe mbajtje e armëve sportive pa leje, Prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike

Por, në prill 2024, një amnisti e miratuar nga Kuvendi i “fali” akuzat për armëmbajtje pa leje dhe armë sportive. Kështu, Gila shkoi në gjykatë vetëm si i pandehur për drogë.

Po ta shohim në mënyrë juridike, pa amnistinë e prillit 2024, Ragip Gila do të përballej me të tre akuzat e ngritura nga Prokuroria.

Nëse gjykata do të pranonte akuzat në bllok, pa amnistinë dhe do të bashkonte dënimet (sipas nenit 55 të Kodit Penal, “bashkimi i dënimeve”), Ragip Gila do të rrezikonte një dënim total rreth 7 deri në 12 vite burg, në varësi të vlerësimit të gjykatës.

Një paralelizëm i frikshëm. Nga Amerika në Shqipëri, vendimet e gjyqtarëve kanë prodhuar viktima të pafajshme. Këta gjyqtarë bashkëkriminelë që nuk mbrojnë jetën, por vulosin vdekjen.

Pse gjyqtarët dhe prokurorët nuk mbajnë përgjegjësi për pasojat e vendimeve të tyre, njësoj si profesionet e tjera? Mjekët mbajnë përgjegjësi kur një operacion i gabuar i merr jetën pacientit. Pilotët mbajnë përgjegjësi kur një manovër e pasigurt çon në rrëzim avioni.

Shoferët mbajnë përgjegjësi kur shkaktojnë aksidente me viktima. Inxhinierët dhe ndërtuesit mbajnë përgjegjësi kur një urë apo një ndërtesë shembet mbi njerëz.

Farmacistët mbajnë përgjegjësi kur japin ilaçe gabim dhe shkaktojnë dëm tek pacientët. Mësuesit dhe edukatorët mbajnë përgjegjësi kur dështojnë të mbrojnë fëmijët që u janë besuar.

Atëherë pse gjyqtarët, të cilët lëshojnë në rrugë kriminelë të armatosur dhe i kthejnë në rrezik publik, nuk duhet të mbajnë përgjegjësi për gjakun që derdhet më pas?

Përse vetëm për ta drejtësia mbyll sytë, kur në fakt janë po aq bashkëfajtorë sa edhe ata që shtypin këmbëzën apo therin me thikë?

A mjafton më të kërkojmë shkarkime formale? Na tregoni dhe ju: si mendoni se duhet të ndëshkohen këta gjyqtarë që lirojnë kriminelë e më pas qytetarët mbeten të vrarë? A është e mjaftueshme t’i largojmë nga detyra, apo duhet të mbajnë përgjegjësi penale për krimet që kanë ndodhur si pasojë e vendimeve të tyre?

Kjo është një çështje që na prek të gjithëve. Në Shqipëri, çdo ditë shkojmë në punë, në shkollë apo në kafene duke menduar se jemi vetëm një hap larg një plumbi të verbër. Sepse kriminelët lirohen, sepse gjyqtarët marrin vendime sipas interesave, duke injoruar faktin që ata që nxjerrin jashtë, janë të gatshëm të marrin jetë. Faktet flasin: sa herë janë liruar, kanë kryer krime.

Është koha për një revoltë qytetare ndaj këtij sistemi. Nevojitet një reformë e madhe, e vërtetë, jo thjesht një ndërrim emrash. Duhet shkulur nga rrënjët kjo gjendje ku gjyqtarët bëhen mburojë për kriminelët. Sepse nëse nuk ndalet sot, nesër viktima e radhës mund të jem unë, ose ti që po lexon.

Etiketa: reformaeditorial

Të tjera

Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një i mitur ka humbur jetën...

20:10 10/09/2025
Nepali në kaos: Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, 22 viktima nga përplasjet
Bota

Nepali në kaos: Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, 22 viktima nga përplasjet

Nepali është përfshirë nga skena të paprecedenta dhune, ku protestuesit kanë kapur dhe poshtëruar ministra të qeverisë në mes të...

19:01 10/09/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim

Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim

20:58 10/09/2025
Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det

Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det

20:10 10/09/2025
Nepali në kaos: Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, 22 viktima nga përplasjet

Nepali në kaos: Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, 22 viktima nga përplasjet

19:01 10/09/2025
Zegjinizmi ministror!

Zegjinizmi ministror!

14:11 10/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.