Ditën e djeshme u dugj makina e punonjësit të karburantit në Bilisht, Mersel Buçit. Teksa të gjithë sytë u hodhën tek Deizi Arapi, si e dyshuar për këtë akt, rezulton që kjo nuk është e vërtetë. Ndërkohë Policia ka identifikuar autorët që qëndrojnë pas djegies së makinës së Marsel Buçit.
Bëhet e ditur se dy vëllezër janë autor të djegies së mjetit të punonjësit të karburantit në Bilisht, ndaj të cilit Deizi Arapi e njohur ndryshe edhe si “gangsterja” e zonës hodhi akuza të drejtpërdrejta para dy javësh.
Akuzat e saj erdhën djegies se makinës së saj për herë të dytë, ku sipas saj konfliktet me pronarin e karburantit ku punon Marsel Buçi kanë qenë shkaktare të këtij akti.
Njoftimi i policisë:
Devoll/Zbardhet ngjarja e ndodhur një natë më parë në Bilisht, ku u dogj automjeti i një 34-vjeçari.
Identifikohen 2 autorët e dyshuar (vëllezër) të zjarrvënies, vihet në pranga njëri prej tyre dhe shpallet në kërkim autori tjetër i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 10.10.2022, në qytetin e Bilishtit, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj.
Si rezultat, u bë ndalimi i shtetasit D. S., 35 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 40 vjeç (vëllezër), të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore dhe nga provat e grumbulluara rezultoi se këta shtetas i kanë vënë zjarrin automjetit tip “Audi A4”, në pronësi të shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Bilisht dhe për pasojë, automjeti është djegur plotësisht.
Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshm