Dhurata Saliaj, e cila u arrestua mbrëmjen e kaluar si bashkëpunëtore në vrasjen e Kudret Saliajt, ka dhënë dëshminë e saj para hetuesve.
Ajo është shprehur se marëdhëniet me ish-bashkëshortin i ka pasur të acaruara. Saliaj ka treguar se Kudreti i kërcënonte vazhdimisht se do ta vriste, duke shtuar se ai i shkonte edhe te familja e prindërve.
DËSHMIA:
Marredheniet me Kudretin i kishim shume te acaruara. Sa here une tentoja te kontaktoja me femijet, ai vinte te puna e babit ose ne shtepi dhe na kercenonte dhe thoshte se do me vriste.
Rasti me i fundit ka qene para 3 ose 4 ditesh qe erdhi ne shtepi ne Picar dhe na kercenoi si familje. Kur vinte ne shtepi shumicen e hereve i dilte mami dhe perballej me te se mua kishin frike te me nxirnin.
Para 1 muaji mami ka marre urdher mbrojtje nga ai per 1 vit. Familja ime ka jetuar nen presion kaq muaj. Kam shkuar me babain tek gjykata dhe ja kam bere te qarte kudretit se une femijet nuk i le.
Doja te takoja djalin ti flisja. Aty ndodhi ngjarja”, ishte dëshmia e 33-vjeçares para hetuesve.
Çfarë ndodhi dje?
Kudret Saliaj u qëllua mesditën e djeshme nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën.
Çifti ishin në prag divorci dhe ditën e djeshme kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte.
Në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale. Mexhit Picari qëlloi 8 plumba kundrejt ish-dhëndrit të tij, duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që plagosi me një plumb rikoshet avokatin Adriatik Camaj. Picari, i cili ka qënë ish-polic më parë, u arrestua 1 orë pas krimit, pranë banesës së tij.