Shqipëria hyri në muajin tetor në situatën e emergjencës energjetike, e cila do të zgjasë deri në prill 2022, ku efektet u ndjenë direkt në rritjen e çmimit të karburantëve.
Vendimi u shpall nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, i përgjigjet rritjes tronditëse të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare. Rama e quajti krizën energjetike të ngjashme dhe po aq goditëse sa pandemia dhe tërmeti.
Korporata Elektronergjetike Shqiptare raporton për “Gazetën Reforma” se prurjet në Hec-in e Fierzës kanë arritur 650 m3/s ,në Hec-in e Komanit 651 m3/s dhe në “Vaun e Dejës” 180 m3/s .
Pra prurjet në kaskadën e Drinit kanë arritur1481 m3/s nga 1220 m3/s që kanë qenë para disa ditësh.
Tabela më poshtë jep një pasqyrim të qartë se si kanë ndikuar reshjet në rritjen e nivelit, prurjet, prodhimin ditor dhe rezervën energjitike.
Nëse prodhimi i energjisë do të ketë këto ritme atëherë vendi do të ul importin e energjisë në bursë e cila ka njohur një rritje të konsiderueshme të çmimit gjatë kësaj periudhe për shkak të krizës energjitike. Pak muaj më parë qeveria ka shpallur emergjencë energjitike në vend
KESH bën të ditur se në Fierzë aktualisht nuk po prodhohet energji elektrike me qellim rritjen e rezervës e cila për momentin është 438 GWh ndërsa në dy hecet e tjera po prodhohet me kapacitet të plotë.
Shpresojmë që qeveria shqiptare të dija si të përdorë këtë sasi shiu në mënyrë efektive meqë jemi edhe në krizë energjiktike, ndryshe nga çfarë ka ndodhur rëndomtë në vendin tonë,
Një menaxhim i mirë konsiston në përdorimin e energjisë elektrike për tregun vendas, pra duke mos e shitur lirë tek një kompni e huaj dhe si përfundim në e blejmë më shtrenjtë.