Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Të dhënat e TIMS në duart e Mërtirit”, Këlliçi: Po cenohet siguria kombëtare

12:22 13/01/2024
Reading Time: 3 min lexim

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në një dalje për media sot deklaroi se të dhënat e sistemit TIMS janë në duart e biznesmenit Mirel Mërtiri, i cili prej disa muajsh është në kërkim nga policia.

Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi është shprehur që po cënohet siguria kombëtare dhe i bëri thirrje kreut të SPAK që të hetojë këtë skandal të madh.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:

Të nderuar qytetare,

Jemi sot sërish para jush për t’ju rikthyer në vëmendje faktin se tashmë prej disa muajsh, hetimet për dosjen e Inceneratorit të Tiranës, vijojnë të mbeten pezull dhe pa autorin real i cili quhet Erion Veliaj. Nga kjo foltore ju kemi vënë në dijeni për prova dhe fakte që Erion Veliaj është pronari real i Inceneratorit të Tiranës dhe menaxher të kësaj ndërmarrje korruptive, ai ka vendosur Mirel Mertirin dhe Klodian Zoton.

Gjatë intervistës së dhënë për SYRI TV muajin e shkuar, Mirel Mertiri bëri publik kallëzimin  që kishte depozituar pranë SPAK, ndaj prokurorit Klodian Braho. Bashkëlidhur me kallëzimin, Mirel Mertiri kishte vendosur disa dokumente, ku më i rëndësishmi prej tyre, ishin të dhënat e sistemit TIMS, për këtë prokuror.

 

Vetëm ky fakt, do duhej të kishte tronditur institucionet e shtetit shqiptar, se si është e mundur që një i kërkuar ndërkombëtarisht nga drejtësia shqiptare, për vjedhjen e qindra miliona eurove nga buxheti i shtetit, kishte në posedim të dhëna sensitive për një prokuror të SPAK.

 

Të mos harrojmë se në muajin Gusht, të vitit 2023, është bërë publik fakti se sistemi TIMS është vjedhur, pikërisht në momentin që Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, emëroi patronazhistët e tij në krye të strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pyetja që lind natyrshëm është se kush është personi që i ka dhënë shtetasit në kërkim ndërkombëtar, Mirel Mërtiri, të dhënat e sistemit TIMS.

 

Ja ka dhënë vetë Taulant Balla apo shefi i tij në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj? Partia Demokratike e Shqipërisë, vërtetë ka kritikuar dhe do vijojë të kërkojë çdo ditë hetime të plota, të pa anshme dhe efikase nga organi i akuzës, por kurrsesi nuk mund të pranojë shantazhet dhe presionet që i bëhen nga ky shtet i kriminalizuar dhe korruptuar në çdo qelizë, prokurorëve të cilët kanë në hetim dosjet që lidhen me skandalet e institucionit më të korruptuar sot në Shqipëri, Bashkisë Tiranë.

 

Kujtojmë këtu se është pikërisht ky prokuror, i cili ka në hetim dosjen famoze 5D, të drejtorëve të korruptuar të bashkisë, me në krye Mariglen Qaton, i cili pritet të jetë shumë shpejt kurbani i rradhës, njëlloj si Taulant Tusha, për të shpëtuar lëkurën e Erion Veliajt. I bëjmë thirrje drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, që në kushtet kur opozitës i është bllokuar mundësia nga Edi Rama, për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin për vjedhjen e sistemit TIMS, të nisë menjëherë hetimet kryesisht për këtë mega skandal, duke çuar përpara drejtesisë këdo individ, që ka cënuar jo vetëm prokurorët apo qytetarët e zakonshëm, por mbi të gjitha ata individë apo zyrtarë, që kanë cenuar sigurinë tonë kombëtare dhe partneritetin tonë me aleatët strategjike.

 

Ndërkohë rikujtojmë qytetarët shqiptarë, se edhe këtë javë kemi depozituar fakte e prova të reja pranë SPAK, kemi depozituar dokumente shtetërore me firmën e zyrtarëve qeveritarë, të cilat faktojnë në mënyrë të pamohueshme rolin kryesor të Bashkisë Tiranë dhe Erion Veliajt, në aferën korruptive të shekullit, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës.

 

 

Të lidhura

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit
Aktualitet

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka pranuar këtë të mërkurë ankimimin e Prokurorisë së Posaçme, duke vendosur që të mos...

16:11 14/05/2025
Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave të diasporës është në vazhdim, me rreth 94,896 zarfa të numëruar deri më tani nga...

16:02 14/05/2025
Para
Të hënën nis sezoni i ri parlamentar, a do vazhdojë opozita të njëjtin skenar?

Të hënën nis sezoni i ri parlamentar, a do vazhdojë opozita të njëjtin skenar?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

16:11 14/05/2025
Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

16:02 14/05/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.