Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Të dhënat e INSTAT/ Këto janë dy qytetet me normën më të lartë të papunësisë

09:17 30/06/2022
Reading Time: 3 min lexim

Pakësimi me shpejtësi i popullsisë si pasojë e emigracionit të lartë dhe rënies së lindshmërisë me ritme të shpejta po jep ndikim të fortë në tregun e punës.

Të gjithë sektorët e ekonomisë po japin alarmin për punonjës, por në disa qarqe pakësimi i popullsisë po çon drejt zeros normën e papunësisë.

Për shembull, në dy qarqet më periferike të vendit, në Kukës dhe Gjirokastër, papunësia po shkon shuarjes, për shkak se popullsia e këtyre rajoneve përbëhet kryesisht nga njerëz në moshë pensioni.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2022, Durrësi dhe Lezha ishin dy qarqet me normat më të larta të papunësisë përkatësisht 16.1% dhe 22.7% në një kohë që norma mesatare papunësisë në shkallë kombëtarë në këtë tremujor ishte 11.3%.

 

 

Nga ana tjetër, Gjirokastra dhe Kukësi patën normën më të ulët të papunësisë me rreth 4%. papunësia e ulët në qarkun e Kukësit vjen si paradoks, pasi sipas të dhënave zyrtare është qarku më i varfër në vend dhe mbi 70 % e ekonomisë dominohet nga bujqësia.

Qarqet e Kukësit dhe Gjirokastrës janë shpopulluar me shpejtësi nga emigracioni i lartë dhe lëvizjet më e brendshme. Analizat e Bankës Botërore për ecurinë e punësimit në Ballkanin Perëndimor kanë gjetur se, ulja e papunësisë në Shqipëri në një masë të madhe i dedikohet emigracionit të lartë.

Norma e papunësia në tremujorin e parë ka pësuar rritjen më të lartë vjetore në qarkun e Dibrës. Në këtë qark shkalla e papunësisë shënoi 14.8 %, nga 23.6% që ishte në tremujorin e parë 2021.

Rënia më e madhe e papunësisë u vu re në qarkun e Vlorë me mbi 8% në raport me vitin e kaluar.

Të dhënat mbi papunësinë në 12 qarqe tregojnë se 5 prej tyre (Lezhë, Durrës, Vlorë, Dibër, Tiranë) e kanë treguesin mbi mesataren kombëtare, ndërsa në shtatë qarqe të tjera treguesi i papunësisë është nën mesataren kombëtare.

Popullsia në moshë punë është në rënie të shpejtë vitet e fundit, dhe kjo do të çoje në furnizime më të ulëta të forcës së punës. Vitin e kaluar popullsia në moshë pune shënoi rënie me 32 mijë persona ose 1.6%, rënia më e fortë në të gjithë periudhën e tranzicionit.

Në një studim të fundit mbi potencialet e zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri Banka Botërore evidentoi se forca e punës dhe mungesa aftësive janë shndërruar në një pengesë serioze për zgjerimin e biznesit. Sipërmarrjet shqiptare identifikojnë mungesën e punëtorëve të kualifikuar si pengesën e tretë më të madhe me të cilat përballen. Kërkesa për punëtorë me arsim të lartë është rritur gjatë dekadës së fundit dhe është në rritje, por shumë biznese pohuan se kishin vështirësi në gjetjen e punëtorëve me aftësi specifike teknike.

Mungesa e punëtorëve është një pengesë veçanërisht serioze për kompanitë e huaja që duan të investojnë në Shqipëri.

Firmat me pronësi të huaj që operojnë në Shqipëri identifikuan gjetjen e punëtorëve të kualifikuar si sfida e tyre e dytë më e rëndësishme. Emigrimi ka të ngjarë të reduktojë më tej numrin dhe cilësinë e aftësive të fuqisë punëtore, duke dobësuar atraktivitetin e Shqipërisë si destinacion në sektorët me intensitet të krahut të lirë të punës.

Banka Botërore sugjeron se, Shqipëria duhet të largohet nga politikat e investimeve të huaja të fokusuar në fuqinë punëtore me kosto të ulët dhe të miratojë një strategji të re të bazuar në shfrytëzimin e investimeve publike në arsimin teknik tërheqjen e IHD-ve që kërkojnë efikasitet dhe kanë produktivitet më të lartë./Monitor/

 

Të lidhura

Zhvillohet sot parada e 250-vjetorit të Ushtrisë Amerikane
Bota

Zhvillohet sot parada e 250-vjetorit të Ushtrisë Amerikane

Në një atmosferë festivali dhe krenarie kombëtare, Shtetet e Bashkuara shënojnë këtë të shtunë 250-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Amerikane...

19:56 14/06/2025
Aksident në Vlorë, efektivi i policisë përplas të moshuarin
Aktualitet

Përplasi 5 këmbësorë dhe u largua, kapet autori i aksidentit në Kamëz

Policia ka arrestuar një person në Kamëz pas një aksidenti të rrezikshëm ku përfshiu pesë këmbësorë. Ngjarja ndodhi kur autori,...

19:36 14/06/2025
Para
Tronditet Saranda, eksploziv hotelit për herë të 2-të (Detaje)

Tronditet Saranda, eksploziv hotelit për herë të 2-të (Detaje)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zhvillohet sot parada e 250-vjetorit të Ushtrisë Amerikane

Zhvillohet sot parada e 250-vjetorit të Ushtrisë Amerikane

19:56 14/06/2025
Aksident në Vlorë, efektivi i policisë përplas të moshuarin

Përplasi 5 këmbësorë dhe u largua, kapet autori i aksidentit në Kamëz

19:36 14/06/2025
“S’ka vend për panik për linë e majmunit”/ Mjeku: Ja shenjat dalluese të kësaj sëmundjeje

“S’ka vend për panik për linë e majmunit”/ Mjeku: Ja shenjat dalluese të kësaj sëmundjeje

19:09 14/06/2025
Zogaj, fshati që u kthye në festival të trashëgimisë shqiptare

Zogaj, fshati që u kthye në festival të trashëgimisë shqiptare

18:38 14/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.