Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur ditën e sotme nga Pogradeci për propozimin e aleatëve të Bashës, të cilët kërkuan mbajtjen e një tryeze politike nga presidenti Meta dhe përcaktimin e datës së zgjedhjeve nga kjo qeveri.
Ndër të tjera ai ka theksuar se data e zgjedhjeve në 30 qershor është një datë e fiksuar tashmë dhe në asnjë rast ajo nuk mund të ndryshojë.
“Duhet të jetë shumë e qartë për këdo që data e zgjedhjeve nuk caktohet nga partitë politike, por caktohet nga kushtetuta, nga Kodi Zgjedhor dhe data e zgjedhjeve në 30 qershor është një datë e fiksuar tashmë dhe në asnjë rast ajo nuk mund të ndryshojë” – u shpreh Balla, në përfundim të një takimi me struktur të Partisë Socialiste në Pogradec.
“Kemi permbyllur procesin e propozimeve të kandidaturave për kryetar bashkie dhe për anëtaret e këshillave. Unë jam shumë besimplotë që më në fund pas 4 viteve keq qeverisje në Bashkinë e Pogradecit do të rikthejmë PS në drejtimin e kësaj bashkie me nje kandidaturë shumë të mirë sikurse u propozua nga struktura e Partisë Socialiste Z.Xhakolli dhe me një parlament vendor një perberje shume te mire qe garanton nje bashki te sukseshme.” – u shpreh Balla.
“Në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet, janë 42 parti të regjistruara, askush nuk mund të pengoje të mos marrë pjesë në zgjedhje, kush tenton të pengojë zgjedhësit të marin pjesë në procesin zgjedhor, kodi penal është i ashpër, kush tenton të demtoje procesin zgjedhor, të dëmtojë infrastrukturen zgjedhore, kutinë e votimit denimet e kodit zgjedhor janë shumë të ashpra, nuk besoj që ka ende në Shqipëri budallenj që të bëjnë burg për hallet e Lulit, Saliut dhe të Monës. Dua t’u them shumë qartë që kushte PS-së nuk mund t’i vendosë askush sepse nuk mund t’i vendosen kushte shqiptarëve. Kushte që pengojnë implementimin e reformës në drejtesi, kushte të cilat tentojnë të ndërpresin mandatin legjitim, kuvendin apo të qeverisë nuk meren në konsideratë.” – theksoi më tej Balla.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së tha ndër të tjera se nga forca politike ku bën pjesë gjithmonë ka patur dëshirë për dialog, por në asnje rast nuk do të ketë dialog për të vënë shkelmin mbi reformën në drejtesi dhe mbi kushtetutën.