Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tallje e hapur! AK zgjohet pas vitesh heshtje: ‘Na dërgoni ankesa për kompanitë celulare’, sikur s’i kemi denoncuar kurrë

20:08 16/09/2025
Reading Time: 3 min lexim

Autoriteti i Konkurrencës ka dalë së fundmi me një deklaratë publike, ku u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të denoncojnë problematikat me kompanitë celulare. Thirrja do të ishte e natyrshme nëse nuk do të kishte një problem të madh: ankesa ka patur me vite, qindra, mijëra, të bëra publikisht nga qytetarët dhe të denoncuara vazhdimisht nga Gazeta Reforma dhe Iconstyle. Dhe Autoriteti i Konkurrencës, me Denar Bibën në krye, ka zgjedhur gjithmonë të heshtë.

Kemi botuar qindra artikuj ku kemi dokumentuar sesi Vodafone dhe One kanë rritur çmimet pa paralajmërim, kanë shitur paketa “pa limit” që kishin plot kufizime, kanë përdorur të dhënat personale të qytetarëve pa të drejtë, kanë dështuar të ofrojnë shërbime për të cilat qytetarët kanë paguar, kanë ushtruar trysni ndaj klientëve që duan të largohen, madje kanë ndikuar deri në skena publike si “Big Brother VIP”, ku manipulohej perceptimi i publikut.

Kemi shkruar për gjobat që Vodafone ka marrë në Itali për shkelje të privatësisë, ndërsa në Shqipëri Autoriteti i Konkurrencës bënte sikur nuk shihte asgjë. Kemi denoncuar skandalet me tendera publikë, përfitimet e dyshimta të One Albania nga Bashkia e Tiranës, lidhjet e saj me klientelizmin politik dhe evazionin fiskal. Kemi ngritur alarmin kur investimet e këtyre kompanive bien, ndërsa çmimet rriten. Kemi raportuar sesi duopoli Vodafone–One i ka vendosur qytetarët shqiptarë në pozitën më të pafavorshme të rajonit: çmime më të larta, cilësi më të ulët, zero konkurrencë.

Qytetarët nuk kanë munguar të ankohen. Për vite me radhë, inbox-et tona janë mbushur me dëshmi konkrete të klientëve që ndiheshin të mashtruar, të zhgënjyer dhe të vjedhur hapur. Ne i kemi botuar, i kemi bërë publike, i kemi përcjellë. Dhe çdo herë kemi pyetur: ku është Autoriteti i Konkurrencës? Përse nuk reagon Denar Biba, që ka vite i ngulur në karrigen e këtij institucioni? Përse ky institucion bën sehir, ndërkohë që qytetarët paguajnë faturat më të larta në rajon për një shërbim që shpesh nuk funksionon?

Ironia është e turpshme: sot Autoriteti i Konkurrencës del dhe thotë “na dërgoni ankesa”. Ankesat kanë qenë gjithmonë aty dhe ju i keni injoruar. Ne kemi qenë aty, për vite me radhë duke ngritur zërin, ndërsa ju keni qenë në gjumë. E tani, pasi tregu u reduktua në vetëm dy aktorë, pasi duopoli u konsolidua, pasi qytetarët u zhvatën deri në palcë, kujtoheni të nisni një “hetim paraprak”. Kjo është një tallje e madhe! 

Tallje me qytetarët që kanë duruar abuzimet. Tallje me median që ka bërë detyrën e saj. Tallje me çdo njeri që ka pritur që ky shtet të mbrojë interesat publike.

Autoriteti i Konkurrencës ka qenë garant i heshtjes dhe bashkëpunëtor i heshtur i monopolit. Sot, me këtë deklaratë, tenton të lajë duart, por duart janë shumë të njollosura nga vite të tëra mosveprimi. Përgjegjësia bie mbi institucionin dhe mbi kryetarin e tij Denar Biba, që ka kthyer indiferencën në politikë institucionale.

Qytetarët nuk kanë nevojë për thirrje boshe. Ata kanë nevojë për veprim, për vendime konkrete, për gjoba reale dhe për çlirimin e tregut nga grushti i dy kompanive që veprojnë pa frikë, sepse e dinë se Autoriteti i Konkurrencës ka qenë gjithmonë i heshtur.

Ne e kemi bërë detyrën tonë, ata të tyren JO! Dhe ky është thelbi i farsës që po shohim sot!

Etiketa: AKAutoriteti i KonkurrencesDenar Bibaone albaniareformaeditorialvodafone

Të tjera

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF
Aktualitet

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Pas refuzimit të mazhorancës për zhvillimin e një mocioni me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, opozita ka...

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja
Aktualitet

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur sot qytetin e Shkodrës, duke lënduar punonjësin e Tatimeve, Enea Busukja. Ngjarja ndodhi...

13:38 28/10/2025
Para
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 17 shtator 2025:

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

13:38 28/10/2025
BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

13:14 28/10/2025
14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

11:05 28/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.