Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Taktika ekonomike e presidentit Erdogan, jeta është shtrenjtuar në Turqi

08:40 09/07/2021
Reading Time: 4 min lexim

Ekonomia turke ndodhet në një gjendje të keqe, siç nuk ka qenë për një periudhë të gjatë. Ka dy vjet që vlera e lirës turke është duke rënë pa pushim. Luhatjet e vazhdueshme të çmimeve, sidomos të çmimit të lëndëve ushqimore e kanë rënduar shumë popullsinë turke.

Kush ka shpresuar për përmirësime së shpejti, zhgënjehet tani sërish. Instituti turk i Statistikave (TÜiK), që publikon çdo muaj indeksin e çmimeve për konsumatorët, konformoi se çmimet janë rritur sërish muajin e fundit. Në muajin qershor pati një rritje prej 1,94 përqind në krahasim me një muaj më parë, niveli i inflacionit është tani 17,5 përqind. Edhe çmimet e energjisë janë rritur për një vit 42,9 përqind. Kështu inflacioni arriti nivelin më të lartë të dy viteve të fundit, shkruan DW.

Politika e Coronës ndikon mbi inflacionin – Oguz Demir nga Universiteti i Tregtisë në Stamboll thotë, se i ashtuquajturi “normalizim” ka ndikuar mbi inflacionin. Qeveria shfuqizoi më 1 korrik një pjesë të madhe të masave të marra për luftimin e pandemisë. Heqja e ndalim-qarkullimit dhe kthimi i njerëzve në vendet e punës kanë rritur konsumin, thotë ekonomisti Demir. “Duke pasur parasysh kërkesën e madhe, në muajin qershor prodhuesit dhe sipërmarrjet bënë përshtatjen e çmimeve. Faktikisht nuk do të ishte çudi që inflacioni të kishte qenë edhe më i lartë,” vlerëson Demir.

Vetëm fillimi? – Shumë ekspertë të ekonomisë mendojnë se kjo tendencë do të vazhdojë të jetë në rritje në të ardhmen e afërt. Muajt e ardhshëm pritet që për arsye të ndryshme të ketë rritje të inflacionit. Më 1 korrik në të gjithë Turqinë u rritën çmimet e gazit dhe energjisë elektrike. Kjo ka të bëjë me rënien e vazhdueshme të vlerës së monedhës. Lira turke ka humbur sërish në vlerë, kështu që dollari amerikan u shtrenjtua. Firmat e energjisë kanë pasur humbje, sepse importet nga jashtë mbahen me kursin e dollarit. Sipërmarrjet mundohen që duke rritur çmimet të reduktojnë ose të kthejnë në zero deficitin e të ardhurave. Ekspertët mendojnë, se edhe vera shumë e thatë ka ndikim mbi inflacionin. Thatësira ka bërë që çmimet e ushqimeve, sidomos të perimeve dhe frutave të rriten. „Në muajin korrik ne me siguri do të themi sa mirë ishte në qershor. Në muajin gusht, do të themi sa mirë ishte në korrik. Me fjalë të tjera: ne do kemi një periudhë serioze inflacioni,” mendon Öner Güncavdi nga Universiteti Teknik i Stambollit.

Fuqia blerëse ka rënë – Sipas të dhënave të Institutit turk të Statistikave, TüiK, janë rritur sidomos kostot e transportit (plus 26,29 përqind) – çmimet e udhëtimeve brenda vendit janë rritur madje me 51,6 përqind. Çmimet e pajisjeve shtëpiake janë rritur me 25,69 përqind dhe ato të lëndëve ushqimore me 19,99 përqind. Shumë ekonomistë mendojnë se niveli i inflacionit në Turqi do të arrijë shumë shpejt në 20 përqind. Zhvillimet negative të çmimeve ndikojnë shumë në shpërndarjen e të ardhurave në shoqëri. Hendeku është duke u bërë gjithnjë e më I thellë: Shtresa e mesme është zhdukur pothuajse fare dhe Turqia është duke u ndarë në të pasur dhe të varfër. Meqenëse rritja e çmimeve ka prekur sidomos ushqimet bazë, ata që i ndiejnë më shumë pasojat e inflacionit janë njerëzit me të ardhura të pakta dhe të varfërit.  “Niveli i lartë i inflacionit prek më shumë segmente të caktuara të shoqërisë dhe ka pasoja të padëshirueshme për varfërinë dhe për shpërndarjen e të ardhurave,” vlerëson Güncavdi.

Erdogani me politikë monetare jo konservatore – Shumë vetë në Turqi, bëjnë përgjegjës për këtë politikën monetare. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mbështet mbajtjen në nivel të ulët të interesit, sepse në këtë mënyrë kreditë janë më të lira, gjë që në fund të fundit nxit rritjen ekonomike. Një recetë jo-konservatore, sepse në shumicën e ekonomive popullore zakonisht bëhet rritje e interesit, kur inflacioni është i lartë. Ka muaj që inflacioni në Turqi është në rritje, por Erdogani nuk heq dorë nga politika e tij monetare dhe e ka vënë nën presion Bankën Kombëtare turke. Ai ka shkarkuar rregullisht funksionarë të lartë të Bankës Qendrore, sepse nuk pranonin që të ulnin interesin. Së fundmi ai zëvendësoi Drejtorin e Bankës Kombëtare Naci Agbal me Sehap Kavcioğlu–n, një ish-deputet i partisë turke në pushtet, AKP.

Ekspertët e ekonomisë kërkojnë rritje të interesit – Öner Güncavdı mendon, se kjo manovër në politikën monetare është e gabuar. Për të zbutur presionin që shkaktohet nga inflacioni në rritje duhet që të merren masa për të vlerësuar sërish lirën turke sa më shpejt të jetë e mundur. Për këtë duhen rritur interesat, thekson ekonomisti Öner Güncavdı. Sipas raportit të inflacionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, (IWF), të publikuar në muajin prill, Turqia zë vendin e 14 në listën e vendeve me inflacion të lartë. Në raportin e FMN, thuhet se në Europë dhe në Lindjen e Mesme, Turqisë ia kalon për inflacionin vetëm Irani dhe Libia.

Etiketa: erdoganturqi

Të lidhura

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

Bashkimi Evropian ka dalë në mbështetje të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pas vendimit të administratës amerikane për të sanksionuar katër gjyqtarë...

18:40 06/06/2025
I preu kokën dhe i dogji trupin, vrasësi i eskortës rumune sulmohet në burg
Bota

I preu kokën dhe i dogji trupin, vrasësi i eskortës rumune sulmohet në burg

Vasile Frumuzache, 32-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Denisa Maria Adas dhe i dyshuar për një tjetër krim të rëndë...

17:49 06/06/2025
Para
Kapet 20-vjeçarja me kanabis, arrestohen edhe 4 persona të tjerë në Tiranë

Shpërndante kokainë në lokalet e Tiranës, arrestohet 24-vjeçarja (emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

18:02 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.