Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka zhvilluar një takim me deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) në Prishtinë.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka cilësuar këtë takim si një mundësi për të diskutuar avancimin e interesave të qytetarëve dhe forcimin e institucioneve demokratike.
Takimi ndodhi para seancës së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë.