Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tahiri në burg, avokati: I thashë ik në shtëpi, diçka ndodhi në dhomën e këshillimit

11:27 08/02/2022
Reading Time: 2 min lexim

Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi të premten e kaluar dënim me burg për ish-ministrin Saimir Tahiri, teksa pritet të vuajë 3 vite e katër muaj burg.

Ndërkohë një vëmendje e veçantë nga mediat i është kushtuar edhe avokatit të tij Maks Haxhiajt. Së fundmi për emisionin “Opinion’ Haxhiaj u shpreh se  klienti i tij është i pafajshëm dhe vendimi i dhënë nuk është në bindjen e trupës gjykuese.

Sipas tij, gjithçka ka ndryshuar në dhomën e këshillimit, kur gjyqtarët u tërhoqën për të marrë vendimin.

“Në gjithë materialin e dosjes nuk kishte asnjë provë që të vërtetonte çdo lloj akuze. Pse do ta dënonte? Këtë pyetje ja kemi bërë vetes. Unë them që ky vendim nuk është rrjedhojë. Në parantezë, të 3 ata gjyqtarë janë shumë të mirë, e njihnin dosjen në detaje, por vendimi nuk është i bazuar në atë çka ata e kanë bindje. Për mua ka ndodhur diçka në momentin që janë mbledhur në dhomën e këshillimit. Unë mendoj që atje ka ndodhur diçka. Unë nuk jam profeti, por unë analizoj”.


“Ne prisnim maksimumi të ishte vendimi që u dha në Shkallën e Parë, me shërbimin e provës, por unë mendoj dhe jam i bindur, dhe e kam të provuar se ata që ndikuan, i dolën të keqes përpara. Nuk e di kush ka ndikuar. Ky trup gjykues nuk shprehu vullnetin deri në fund. Gafa më e madhe që është bërë në këtë proces është që kur bën ankim i pandehuri dhe nuk ka ankim të palës tjetër, gjykata nuk mund të rëndojë pozitën e të pandehurit. Prokuroria kërkoi 12 vjet për 3 akuza për të cilat ishte dhënë pafajësia nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ankimi në apel nuk është bërë fare për veprën penale të shpërdorimit të detyrës”, deklaroi ndër të tjera avokati Maks Haxhia.

Avokati i Saimir Tahirit ka zbuluar bisedën që pati me ish-ministrin e Brendshëm teksa po prisnin që Apeli i GJKKO të jepte vendimin.

Gjithashtu avokati I ish-ministrit tw brendshwm tregoi se i kishte sugjeruar klientit të tij Saimir Tahiri që mund të shkonte në shtëpi nëse dëshironte. Por sipas tij, ish-ministri kishte refuzuar që të largohej.

“I kam thënë kështu, që, Saimir këta po shoh që kanë organizim të veçantë dhe persona që s’ishin të zakonshëm në vendimmarrje. Prandaj nëse do të ikësh të marrësh masa, që të vesh në shtëpi të përgatitesh, mund të shkosh. Më tha mua, unë jam përgatitur me kohë që kur fillova luftën. Ai ma ka bërë të qartë që unë nuk i lëviz vendimit. Unë i thashë ik në shtëpi që të përgatitësh ata të shtëpisë që dhe të përgatitesh për të bërë ekzekutimin, sepse nuk e imagjinoja kurrë që të devijohej vetëm për Saimir Tahirin dhe të bëhej ekzekutimi menjëherë pas vendimit”.

Të tjera

Rama, Arjeta Puca dhe miku izraelit Yeffet: Skandali i monopolit të armëve që kthen mbrojtjen në biznes privat
Aktualitet

Rama, Arjeta Puca dhe miku izraelit Yeffet: Skandali i monopolit të armëve që kthen mbrojtjen në biznes privat

Në Shqipëri çdo projekt qeveritar duket se ka të njëjtin skenar: përfshihen gjithmonë emra të lidhur me korrupsion, me afera...

21:25 19/08/2025
Murrizi ironizon Vokshin: Me ChatGPT bëni opozitë, por heshtni për koncesionet miliona euro të Karathanosit e Allajbeut
Aktualitet

Murrizi ironizon Vokshin: Me ChatGPT bëni opozitë, por heshtni për koncesionet miliona euro të Karathanosit e Allajbeut

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka replikuar ashpër me deputeten e PD-së, Albana Vokshi, e cila prej kohësh i drejton akuzat ndaj...

18:44 19/08/2025
Para
E zbulon për herë të parë, Meta: Jam ankuar për Yuri Kim

E zbulon për herë të parë, Meta: Jam ankuar për Yuri Kim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rama, Arjeta Puca dhe miku izraelit Yeffet: Skandali i monopolit të armëve që kthen mbrojtjen në biznes privat

Rama, Arjeta Puca dhe miku izraelit Yeffet: Skandali i monopolit të armëve që kthen mbrojtjen në biznes privat

21:25 19/08/2025
Murrizi ironizon Vokshin: Me ChatGPT bëni opozitë, por heshtni për koncesionet miliona euro të Karathanosit e Allajbeut

Murrizi ironizon Vokshin: Me ChatGPT bëni opozitë, por heshtni për koncesionet miliona euro të Karathanosit e Allajbeut

18:44 19/08/2025
Skandali në Vlorë: Porti i shkon Manes, stadiumi Idrizit/ Atird Hoxha rrëzon me akuza Ermal Dredhën, por kullat miratohen

Skandali në Vlorë: Porti i shkon Manes, stadiumi Idrizit/ Atird Hoxha rrëzon me akuza Ermal Dredhën, por kullat miratohen

15:00 19/08/2025
Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, mbi 600 mijë besimtarë drejt Teqesë së Kulmakut

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, mbi 600 mijë besimtarë drejt Teqesë së Kulmakut

13:01 19/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.