Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tabaku: Komisioni i Venecias mbështet Opozitën

19:46 12/12/2024
Reading Time: 2 min lexim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti shqetësimin gjatë seancës plenare të Kuvendit për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe opinionit të Komisionit të Venecias, të cilat kërkojnë zbatim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar.

Ajo theksoi se këto vendime nuk mund të jenë subjekt i diskrecionit politik dhe se çdo devijim nga ato dëmton shtetin e së drejtës dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Në këtë Parlament, ndonëse mund të kemi interpretime të ndryshme për raportet e Bankës Botërore, për ato të FMN-së apo edhe për progresraportin, për të cilat secila palë ka lexime të veta, një gjë duhet të jetë e qartë dhe e pakontestueshme: vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe opinionet e Komisionit të Venecias duhen lexuar dhe zbatuar ashtu siç janë, pa interpretime dhe pa devijime.

Së pari, dua të theksoj se kjo çështje nuk kishte asnjë arsye të dërgohej në Komisionin e Venecias. Në këto 34 vite, praktika parlamentare ka qenë e qartë për procedurat që lidhen me papajtueshmërinë e mandatit të një deputeti. Nuk ka hapësirë për dyshime apo për manovra politike.

Së dyti, siç është theksuar edhe nga Komisioni i Venecias, kjo është një çështje që lidhet me garantimin e mandatit të lirë të deputetit. Nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret, Gjykata Kushtetuese ka dhënë dy vendime të qarta, dhe zbatimi i tyre nuk mund të kushtëzohet nga vota e shumicës parlamentare. Kjo është një e vërtetë e shkruar me të zezë mbi të bardhë.

Nuk ka asnjë hapësirë për debat. Paragrafi mbyllet këtu, me pikë, pa lënë hapësirë për dykuptimësi apo interpretim, siç bëni ju shpesh. Për këtë çështje, nuk mund të ketë mosmarrëveshje. Në progresraportin e këtij viti, zonja Kryetare, është shprehur qartë që Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pa kushte.

Ky Parlament nuk mund të përdoret për të ofruar mbrojtje politike apo për të krijuar mburoja për individë, pavarësisht nëse janë të shumicës apo të opozitës. Ne duhet të trajtojmë këto çështje me seriozitet dhe me ndershmëri kushtetuese, jo si çështje politike apo partiake. Krijimi i një precedenti të tillë do të minonte jo vetëm punën e Parlamentit, por edhe parimet kushtetuese që na bashkojnë dhe na udhëheqin.

Nuk mund të tolerojmë që frymëzimi juaj të kthejë Komisionin e Venecias në një zyrë postare, ku dërgohen çdo lloj kërkese apo paqartësie. Shqipëria, një vend që ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, duhet të jetë një shembull për zbatimin e Kushtetutës dhe për respektimin e saj, pavarësisht interesave të shumicës apo të kujtdo tjetër.

Kur të biem dakord që Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të panegociueshme, atëherë mund të flasim edhe për dakordësi në çështje të tjera. Pa këtë bazë, nuk mund të ketë diskutim për asgjë tjetër, as për këtë çështje dhe as për çështje më të rëndësishme”, u shpreh Tabaku.

Etiketa: jorida tabakuKuvendiPartia DemokratikeShteti i së drejtës

Të lidhura

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik
Aktualitet

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Një grup i strukturuar kriminal që operonte përmes një platforme të rreme investimesh online është goditur nga një operacion ndërkombëtar...

20:20 13/05/2025
Para
Përplaset me Nikollën, Bardhi kërkon rikthimin e Berishës në grupin e PD

Bardhi në Kuvend: Seancë urgjente dëgjimore për Zaçajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

19:29 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.