Futbollisti i njohur me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, ka dalë pozitiv për Covid-19.Shqiptari ndodhet i izoluar në shtëpinë e tij dhe është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Ka qenë Federata Zvicerane e Futbollit ajo që ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare.
Kombëtarja zviceriane është grumbulluar për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve dhe e gjithë skuadra dhe stafi teknik i janë nënshtruar testeve të Covid-19, por vetëm futbollisti i Liverpool rezultoi pozitiv.28-vjeçari është izoluar dhe nuk do të jetë në dispozicion të kombëtares zvicerane për sfidën e radhës kundër Spanjës në transfertë.