Autoritetet e Sri Lanka kanë deklaruar se kanë shpallur ligjin emergjent, pas sulmeve me bomba në kisha dhe hotele, ku si pasojë kanë humbur jetën 290 vetë dhe janë plagosur 500 persona.
Zyra e presidentit njoftoi se ligji i emergjencës, u jep të drejtë policisë dhe ushtrisë të arrestojnë dhe të marrin në pyetje njerëz pa urdhër të gjykatës.
Kolombo, kryeqyteti bregdetar i ishullit të Oqeanit Indian, ishte në një gjendje të tmerrshme një ditë pas sulmeve me bomba. Policia tha se 87 shpërthyes bombash janë gjetur në stacionin kryesor të autobusit të qytetit.
Autoritetet kanë dyshime se sulmet kryhen nga ana e militantëve islamikë, por deri tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.