Shqipëria ka rënë viktimë e sulmeve kibernetike nga hakerat iranianë, teksa herë pas herë këta të fundit kanë publikuar informacione sensitive të sistemeve që goditën.
Pas sulmit kibernetik që pësoi vendi ynë, ekspertët e fushës dhe jo vetëm drejtuan gjykimin tek siguria e sistemeve ku përmbahet informacion shumë i rëndësishëm.
Ndërkhë që sulmi për kryeministrin Rama është i dështuar dhe sipas tij Shqipëria është një vend përparuar digital, ku qeveria ka investuar siç duhet në fushën e teknologjisë.
Rama shprehet me anë të një statusi në “Facebook” , Rma thekson se sulmi që hakerat iraninë kanë realizuar ka dështuar.
“Shumëkush flet përçart për sulmin kibernetik mbi Shqipërinë, duke harruar dy fakte të thjeshta, e para se jemi sulmuar pikërisht ngaqë jemi zhvilluar (po të ishim akoma me sportele në shi e në diell, s’do na sulmonin dot) dhe e dyta, se sulmi ka dështuar pikërisht sepse kemi investuar si duhet, duke bërë shumë me pak, e duke u renditur ndër vendet më të zhvilluara për shërbimet publike online.”- shkruan Rama. Bashkëngjitur Rama publikon ë Raportit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital në vendet anëtare.
Përmes publikimit të Raportit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital në vendet anëtare, Rama u përpoq të bindë popullin se çdo gjë është në rregull.