Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka kritikuar ashpër sulmet e Ilir Metës ndaj Altin Dumanit, drejtuesit të SPAK. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetin social X, BE thekson se nuk është e pranueshme të pengohet puna e drejtësisë dhe se sulmet ndaj gjyqtarëve nuk kanë vend në një demokraci. BE gjithashtu rikonfirmon mbështetjen e saj për gjyqësorin dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Ambasadat e SHBA-së dhe e Britanisë në Tiranë kanë bërë të njëjtën gjë, duke shprehur mbështetje për punën e SPAK dhe të Altin Dumanit.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë mashtrim
Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar publikisht pas raportimeve mediatike që e lidhin emrin e saj me...








