Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Studimi i UNDP, dhuna ndaj grave politikane, e përhapur në partitë shqiptare

09:00 07/04/2022
Reading Time: 2 min lexim

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP, publikoi në Tiranë një studim mbi dhunën ndaj grave në politikë. Studimi zbuloi se dhuna ndaj grave shqiptare të angazhuara në politikë është shtrirë gjerësisht në partitë ku ato bëjnë pjesë.

Nga anketimi i mbi 300 personave, kandidtatë e kandidate në zgjedhjet e fundit, doli se partitë politike, ku gratë angazhohen, janë burimi kryesor i dhunës ndaj tyre. Gratë politikane të anketuara e cilësojnë dhunën ndaj tyre brenda partive si të fshehtë, komplekse dhe të vështirë për t’u trajtuar.

“Studimi vëren se format e dhunës ndaj grave në politikë nisin nga përçmimi dhe gjuha fyese, ndërprerja e fjalës, tallja, batuta seksiste, akuza të rreme në media, kërcënime, dyshimi mbi aftësitë e tyre, heqja nga listat e kandidatëve të partisë, përfolja e ngacmimi seksual e deri tek përjashtimi i grave nga informacioni” – thotë Marsela Dauti, bashkautore e studimit.

Gratë e anketuara pohuan se drejtuesit e partive në pamje të parë duket sikur i mbështesin gratë, por i kërcënojnë dhe i diskriminojnë ato larg kamerave. Sipas studimit, mbi 55 për qind e të anketuarve pohuan se i kanë ndeshur shpesh gjuhën poshtëruese dhe lajmet e rreme, të cilat i cilësojnë si ngjarje të zakonshme e jetës politike në Shqipëri. Gjuha poshtëruese dhe lajmet e rreme godasin më shumë gratë sa i takon gjinisë, moshës, statusit social dhe ekonomik.

“Është diçka shqetësuese që një pjesë e mirë, mbi gjysma e personave që morën pjesë në sondazh, e pranojnë dhunën në politikë si një pjesë normale në karrierën e tyre. Gjuha poshtëruese dhe lajmeve të rreme janë format më titpike, që ato kanë hasur, të cilat pasohen nga frikësimi e dhuna, kërcënimi, dëmtimi i pronës dhe dhuna fizike” – tha Geldona Metaj, bashkautore e studimit.

Gratë politikane të anketuara besojnë se trajtimi i dhunës ndaj tyre në politikë kërkon që partitë të demokratizohen, për të ulur së paku dhunën psikologjike. Ato pohuan se partia u kishte refuzuar grave kandidate mbështetjen financiare, se ishin kërcënuar me largim nga puna për shkak të angazhimit politik.

Sipas studimit të UNDP, zbutja e dhunës ndaj grave në politikë mund të vijë përmes ndryshimeve në ligjin mbi partitë politike, për më shumë të drejta ndaj tyre, ndërsa organizatat e grave dhe institucionet nevojitet të krijojnë mekanizma kundër dhunës politike, që pësojnë gratë pas dyerve të mbyllura të partive./ Marrë nga VOA

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
“Kërcet” arma për një vajzë në lokalin e natës, plagoset 39-vjeçari në Tiranë  (Emri)

"Kërcet" arma për një vajzë në lokalin e natës, plagoset 39-vjeçari në Tiranë (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.