Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Studimi i BSH: Shitjet dhe fitimet, 72% e ndërmarrjeve me humbje në 6-mujorin e parë

11:37 29/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Shifrat zyrtare që po zbardhen ditë pas dite, për periudhën e parë të vitit 2020, po shfaqin qartë “greminën” e thellë se ku ka rënë ekonomia shqiptare si pasojë e pandemisë dhe e karantinës së pastudiuar.

Gjatë 6-mujorit të parë 2020, gati 72% e ndërmarrjeve të vogla raportuan një rënie të theksuar të nivelit të shitjeve. Situata ka rezultuar e ngjashme edhe për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha, ku shitjet ranë përkatësisht në 76.6% dhe 64.5% prej tyre, duke shfaqur gjithashtu përkeqësim krahasuar me të gjitha periudhat paraardhëse.

Rezultatet dolën nga një anketë që Banka e Shqipërisë, realizoi në më shumë se 1300 biznese në të gjithë vendin, për të testuar gjendjen e tyre financiare.

Gjendja financiare e bizneseve shihet të jetë cenuar rëndë si në drejtim të shitjeve dhe fitimeve nga pandemia Covid -19.

Rezultatet paraqiten të ngjashme edhe për ndryshimin e rezultatit financiar për gjysmën e parë të vitit 2020, duke ndjekur ecurinë e balancës së shitjeve të përgjithshme.

Anketa

Ndërmarrjet e vogla vlerësojnë rënie të theksuar të rezultatit financiar gjatë periudhës, me një balancë neto negative prej 70%, mjaft e zgjeruar në krahasim me periudhat paraardhëse.

Edhe ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha, deklarojnë balanca negative të rezultatit financiar, respektivisht 71.1% dhe 61.9%, në përkeqësim të ndjeshëm krahasuar me periudhat e mëparshme.

Pritshmëritë për 6-mujorin e ardhshëm janë pozitive për të tre grupet e ndërmarrjeve dhe më optimiste se në 6-mujorin paraardhës, çka shkon në të njëjtën linjë me pritshmëritë për ecurinë e shitjeve.

Për sa i përket pritshmërive për nivelin e shitjeve të përgjithshme në 6-mujorin e ardhshëm, ndonëse ecuria e shitjeve paraqet një situatë të rënduar, të tre grupet e ndërmarrjeve vijojnë të kenë pritshmëri pozitive lidhur me ecurinë e tyre.

Për 6-mujorin e dytë të vitit, pritet një rritje e nivelit të shitjeve, madje ndërmarrjet paraqiten më optimiste në krahasim me periudhat e mëparshme.

Investimet

Për sa i takon zgjerimit të veprimtarisë apo rritjes së investimeve për gjysmën e parë të vitit 2020, të tre grupet e ndërmarrjeve kanë shënuar balanca neto negative, përkatësisht 1.7% në rastin e ndërmarrjeve të vogla, 2.3% për ndërmarrjet të mesme dhe 9.2% për ato të mëdha.

Situata e krijuar nga pandemia ka ndikuar dukshëm në vendimmarrjen lidhur investimet apo zgjerimin e aktivitetit të ndërmarrjeve, duke e bërë të pamundur këtë aspekt për periudhën.

Për 6-mujorin e ardhshëm (6MII 2020), balancat neto të përgjigjeve kanë rezultuar pozitive për të tre grupet e ndërmarrjeve, çka nënkupton pritshmëri për investim apo zgjerim të mëtejshëm të veprimtarisë.

Por në krahasim me periudhat paraardhëse të vrojtuara, këto pritshmëri janë më pak optimiste për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha.

/Burimi: Monitor.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: bshfitimeshitjestudimi

Të lidhura

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri
Aktualitet

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Gazetarja Aida Topalli ka hedhur dritë mbi një fenomen që po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Shqipëri:...

16:39 18/07/2025
Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

Agjencia amerikane Bloomberg i ka kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u fokusuar në aksionin për...

14:01 18/07/2025
Para

Përflitet shkarkimi/ A do mbajë përgjegjësi ministri Lleshaj? Kreu i OFL-së i nxorri sekretin hetimor të gjermanëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

16:39 18/07/2025
Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.