Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Studimi: Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA sjell kursime 71 mln euro në vit

19:58 26/12/2025
Reading Time: 2 min lexim

Anëtarësimi i Shqipërisë në zonën SEPA pritet të sjellë kursime vjetore prej më shumë se 71 milionë eurosh në kostot e transfertave ndërkombëtare, si për pagesat tregtare ashtu edhe për remitancat që vijnë drejt vendit.

Sipas një studimi të realizuar nga ekspertë të German Economic Team (GET), një ent konsulence i financuar nga Ministria Gjermane për Ekonominë dhe Energjinë, reduktimi i kostove të transfertave ndërkombëtare do të arrijë në rreth 62 milionë euro për pagesat që lidhen me tregtinë e jashtme dhe mbi 9 milionë euro për remitancat.

Studimi merr në konsideratë kursimet në kostot dypalëshe të transfertave, pra jo vetëm për dërguesit ose marrësit në Shqipëri, por edhe për palët përkatëse jashtë vendit. Për vitin 2024, volumi i transaksioneve të tregtisë së jashtme të Shqipërisë me vendet e zonës SEPA, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor që pritet të anëtarësohen njëkohësisht, ka arritur në 15.2 miliardë euro. Kostoja e vlerësuar e komisioneve të transfertave ishte rreth 0.44% e totalit, ose 67.1 milionë euro.

Me hyrjen në SEPA, kjo kosto pritet të ulet ndjeshëm në 0.03% të volumit të transaksioneve, ose rreth 5 milionë euro. Sipas vlerësimit të GET, nga diferenca potenciale prej 62.1 milionë eurosh, kursimi i palës shqiptare në transaksione llogaritet në 29.2 milionë euro, ndërsa kursimi i palës jashtë Shqipërisë në rreth 32.9 milionë euro.

Në segmentin e remitancave, studimi vlerëson se volumi i dërgesave nga vendet e zonës SEPA gjatë vitit 2024 ka qenë 574.4 milionë euro. Kostoja e transaksioneve është llogaritur në rreth 2.27% të volumit, ose afërsisht 13 milionë euro. Në skenarin e anëtarësimit në SEPA, kjo kosto pritet të ulet në rreth 3.8 milionë euro, duke sjellë një kursim të vlerësuar prej 9.2 milionë eurosh.

Studimi bazohet në shifrat e vitit 2024 dhe nuk merr parasysh rritjen e pritshme të volumit të tregtisë së jashtme apo të remitancave, çka do të thotë se përfitimet reale nga SEPA mund të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen.

Përtej efektit të drejtpërdrejtë financiar, ekspertët theksojnë se përfshirja në SEPA pritet të ketë implikime ekonomike afatgjata. Ajo do të ndikojë pozitivisht në aksesin e Shqipërisë në fondet e Planit të ri të Rritjes së Bashkimit Europian në afat të mesëm, si edhe në procesin e integrimit të vendit në BE në afat të gjatë.

Anëtarësimi në SEPA mund të rrisë konkurrencën në tregun vendas të pagesave, duke ulur kostot e transfertave bankare edhe brenda vendit. Një ulje e tillë pritet të nxisë përdorimin e pagesave jo-cash dhe të reduktojë kostot për transaksionet me vlerë të vogël. Sipas studimit, rritja e përdorimit të kanaleve bankare, veçanërisht atyre dixhitale, do të çonte gjithashtu në më shumë transparencë dhe në një ulje të ekonomisë informale.

Në të njëjtën linjë, ulja e kostove për dërgimin e remitancave përmes bankave pritet të rrisë përdorimin e kanaleve formale, duke forcuar më tej sistemin financiar dhe formalizimin e ekonomisë./ E.Shehu

Të tjera

Mesazhi në dosjen Balluku: Rama kërkoi takim me Ramë Gecin, më pas fitohet tenderi
Aktualitet

Mesazhi në dosjen Balluku: Rama kërkoi takim me Ramë Gecin, më pas fitohet tenderi

Në dosjen hetimore ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku është zbardhur një komunikim që implikon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama. Bëhet fjalë për...

18:21 26/12/2025
GJKKO zbarkon me kontrolle në dosjen Balluku: Hetimet shtrihen te Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka
Aktualitet

GJKKO zbarkon me kontrolle në dosjen Balluku: Hetimet shtrihen te Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka

Me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mëngjesin e sotëm janë ushtruar kontrolle në kuadër...

16:38 26/12/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Studimi: Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA sjell kursime 71 mln euro në vit

Studimi: Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA sjell kursime 71 mln euro në vit

19:58 26/12/2025
Mesazhi në dosjen Balluku: Rama kërkoi takim me Ramë Gecin, më pas fitohet tenderi

Mesazhi në dosjen Balluku: Rama kërkoi takim me Ramë Gecin, më pas fitohet tenderi

18:21 26/12/2025
GJKKO zbarkon me kontrolle në dosjen Balluku: Hetimet shtrihen te Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka

GJKKO zbarkon me kontrolle në dosjen Balluku: Hetimet shtrihen te Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka

16:38 26/12/2025
Turizmi po e fut ekonominë shqiptare në kurthin e varfërisë

Turizmi po e fut ekonominë shqiptare në kurthin e varfërisë

14:38 26/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.