Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Studimi amerikan, dëshmitë e reja: Imuniteti ndaj Covid-19 zgjat 6-8 muaj pas infektimit

18:32 08/12/2020
Reading Time: 3 min lexim

Në këtë kohë të pandemisë globale së covid-19, një prej pyetjeve që na vjen gjithmonë ndërmend është; Sa zgjat imuniteti pas infektimit njëherë nga koronavirusi?

Një studim i ri i Institutit për Imunologji “La Jolla” në Kaliforni, pretendon se pacientët e shëruar nga koronavirusi, kanë të ngjarë të kenë një memorietë organizmit  imun, që vazhdon për të paktën 8 muaj.

Ky imunitet, përveç krijimit të antitrupave, formohet edhe nga shumë elementë të tjerë.

Imuniteti i përkohshëm sigurohet gjithashtu edhe nga qelizat e bardha të gjakut, të njohura si qelizat T, dhe qelizat B.

Të kombinuara bashkë, këto shtresa mbrojtjeje, i japin mundësi sistemit imunitar që të njohë dhe ri-sulmojë koronavirusin, nëse ai e “pushton” sërish trupin, duke parandaluar kësisoj një infektim të ri.

Për të vlerësuar se sa zgjat imuniteti ndaj Covid-19 nëpër këto shtresa të ndryshme të sistemit imunitar, shkencëtarët matën se cilat lloje të qelizave imune u rikuperuan tek pacientët me koronavirus disa muaj pasi ishin sëmurur.

“Tek shumica krijohet një reagim i madh imunitar ndaj këtij virusi, dhe kjo zgjat 6-8 muaj”- ka thënë virologia amerikane Shejn Kroti, në Institutin për Imunologji “La Jolla” në Kaliforni, që është një prej shkencëtarëve të studimit të ri.

Disa studime të mëparshme, kanë sugjeruar se numri i antitrupave të krijuara nga koronavirusi dhe që e mbrojnë trupin nga infeksioni, bie brenda disa muajve.

Gjithashtu sipas studimit, këto antitrupa dhe qelizat e bardha të gjakut , mund të ulin rolin e qelizave T vrasëse, të cilat identifikojnë dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara, si dhe qelizat ndihmëse, që i orientojnë qelizat B (leukocitet) se si të krijojnë antitrupa të rinj.

Grupi i ekspertëve, i mati të dyja llojet e qelizave T, qelizave B dhe antitrupat, në mostrat e gjakut nga 185 njerëz që ishin shëruar nga Covid-19.

Gati  40 nga pjesëmarrësit dhanë shumë herë gjak, disa më shumë se 6 muaj pas infektimit të tyre. Kjo gjë i dha mundësi studiuesve, të vlerësojnë se si ndryshuan me kalimin e kohës reagimet imune të pacientëve.

Rezultatet e tyre, treguan se nivelet e qelizave T specifike të koronavirusit tek pacientët, ranë pak midis 4-6 muajsh, dhe më pas mbetën në nivele të qëndrueshme.

“Duhen 1 ose 2 javë që pas një infeksioni të zhvillohen antitrupat dhe reagimet ndaj qelizave T. Ato më pas rriten dhe arrijnë kulmin”- thotë Alesandro Sete, një tjetër studiues imunolog në Institutin La Jolla në Kaliforni.

Gjithashtu, rezultatet e studimit treguan se nivelet e qelizave B tek pacientët, u rritën gjatë periudhës 1-6 mujore.

Shkalla e ngadaltë e rënies së numrit të qelizave T dhe qelizave B tek pacientët, nënkupton se ato qeliza do të ekzistojnë shumë më gjatë në organizëm, sesa periudha kohore e analizuar në studim.

Qelizat e bardha të gjakut, të zhvilluara dhe të studiuara të shtrira në kohë për shkak të infektimit të pacientëve më parë me viruse të tjera, mund të qëndrojnë në trupin njeriut për vite me radhë.

Për shembull qelizat T specifike kundër sëmundjes së lisë, mund t’i duhen rreth 10 vjet që të zhduken në trup pas një infeksioni, ndërsa qelizat B të prodhuara për të luftuar po të njëjtin virus, rrinë aty për 60 vjet.

Qelizat T specifike për SARS-in, një tjetër koronavirus që ka 80% të kodit të tij gjenetik të ngjashëm me Covid-19, duket gjithashtu se ekzistojnë për një kohë të gjatë në trupin e njeriut.

Mirëpo shkencëtarëve u duhet edhe më shumë kohë në dispozicion për ta studiuar sjelljen e  virusit në kushte të ndryshme dhe në mutacione të ndryshme.

Deri më tani nuk ka patur ende një parashikim të saktë se sa do të zgjasë imuniteti i një personi të caktuar ndaj koronavirusit, pasi është infektuar njëherë./Iconstyle.al/

Etiketa: covid 19imunitetiStudimi amerikan

Të lidhura

Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine
Aktualitet

Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine

Prej mëngjesit të së shtunës, një pjesë e vijës bregdetare të Vlorës është ndotur ndjeshëm, duke alarmuar banorët dhe pushuesit....

12:51 28/06/2025
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

Një zjarr ka përfshirë sot një sipërfaqe me shkurre në zonën e Laprakës në Tiranë. Flakët kanë shkaktuar tym të...

12:25 28/06/2025
Para

Skandal me monumentet e natyrës në Rivierë/ FSHZH shkatërron ‘Deltën e Palasës’ për parkimin e Samir Manes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine

Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine

12:51 28/06/2025
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

12:25 28/06/2025
Aksident në Lungomare, makina përplaset me motorin

Aksident në Lungomare, makina përplaset me motorin

12:16 28/06/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Akuzohet nga Italia për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

12:01 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.