Mesa duket studentët bojkotues nuk heqin dorë nga protesta. Ndërkohë që studentët e fakultetit Juridik ishin mbledhur para gjimnazit të Tiranës “Petro Nini Luarasi”, për të zhvilluar mësim në këto ambiente, janë përballur me mbylljen e derës me zinxhirë nga studentët bojkotues.
Në këto kushte, studentët që kërkojnë të zhvillohet mësim për të mos humbur vitin akademik janë futur përmes një dere tjetër të gjimnazit.
“Do zhvillohet mësim çdo mbasdite tek gjimnazi ‘Petor Nini’. Do ketë mësim dhe të shtunë edhe të diel. Jemi të detyruar për këtë zgjidhje”– ka thënë Dekani i Juridikut, Artan Hoxha.
Dekani i është drejtuar dy ditë më parë me një kërkesë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku kërkoi ambiente të reja për zhvillimin e procesit mësimor.