Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Stoltenberg: NATO po shqyrton shtimin e përhershëm të trupave në Kosovë dhe rajon

19:30 20/11/2023
Reading Time: 4 min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të hënën në Prishtinë se aleanca po shqyrton një shtim të përhershëm të pranisë së saj ushtarake në Ballkanin Perëndimor për të mbajtur tensionet nën kontroll.

NATO-ja vendosi një mijë trupa shtesë në Kosovë pas 24 shtatorit kur një pjesëtar i policisë së Kosovës u vra në një fshat në veriun e vendit gjatë një sulmi nga një grup i armatosur serbësh.

Sekretari Stoltenberg tha se ky ishte shtimi më i madh i trupave në vitet e fundit dhe kjo dëshmon sa seriozisht e trajton aleanca dhunën e 24 shtatorit.

 

 

“Tani ne po shqyrtojmë nëse duhet të kemi shtim të përhershëm për t’u siguruar që kjo të mos dalë jashtë kontrollit dhe të krijojë ndonjë dhunë në Kosovë, apo në rajonin e gjerë”, tha sekretari Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Ai tha se përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit duhet të përballen me drejtësinë, sikurse edhe autorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it me 29 maj në veri të Kosovës. Këtë mesazh, tha ai, do ta transmetojë edhe gjatë vizitës të martën në Beograd.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin e 24 shtatorit të cilin e mori përsipër Milan Radoiçiç, ish nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë. Por, Beogradi mohon çfarëdo lidhjeje me sulmin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, theksoi se palët duhet të zgjedhin diplomacinë në vend të dhunës.

“NATO-ja e mbështet fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe të dyja palët duhet të angazhohen në mirëbesim. Mirëpres propozimet e fundit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që do të ishte një hap thelbësor drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe drejt paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon”, tha ai, duke nënvizuar se NATO-ja ka një histori në këtë pjesë të Evropës që nga vitet 90-ta dhe ka investuar shumë në qëndrueshmërinë dhe paqe në këtë rajon.

“Ne me të vërtetë po investojmë në sigurinë në këtë rajon sepse siguria për këta njerëz në këtë rajon, stabiliteti në këtë rajon ka rëndësi për sigurinë tonë”, tha sekretari Stoltenberg.

Vizita e zotit Stoltenberg ndodh në një periudhë të shqetësimeve të shtuara perëndimore rreth ndikimit rus në rajon. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO si e vetmja mënyrë për të siguruar paqe e qëndrueshmëri, ndërsa nënvizoi se është në interesin e Rusisë që të hap një front të ri të luftës me perëndimin.

“Natyrisht që këtë front dëshiron ta hap në pjesë të Evropës të cilat akoma nuk janë pjesë e NATO-s prandaj kjo e bën edhe më imperative anëtarësimin e vendit tonë në NATO në mënyrë që të parandalohen sulme të tilla apo edhe influencë e tillë malinje në rajonin tonë që faktikisht është pjesë e kontinentit evropian. Natyrisht që shqetësimet ekzistojnë që mund të përsëriten sulme të tilla, të gjitha informatat që vijnë nga institucionet tona të sigurisë dëshmojnë që Serbia nëpërmjet këtyre strukturave ilegale, paramilitare, terroriste vazhdon të bëj organizime të reja, pra është e domosdoshme që bashkëpunimi mes nesh dhe NATO-s të jetë gjithnjë koordinim i plotë, gjithnjë koordinim në rritje”, tha presidentja Osmani.

Në prag të vizitës së sekretarit Stoltenberg, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Rusia synon ndezjen e një vatre krize në oborrin e Bashkimit Evropian për ta shpërqendruar NATO-n, kurse Serbia përmbushjen e ambicieve territoriale ndaj fqinjëve të saj.

“Vizita e sekretarit Jens Stoltenberg në Kosovë tregon përkushtimin e vendosur të NATO-s për sigurinë tonë. Me Bashkimin Evropian që e ka shpalosur zyrtarisht qëllimin e Rusisë për të provokuar një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor, rruga më e sigurt drejt paqes së qëndrueshme është që Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit për në BE dhe integrimi në NATO”, shkroi kryeministri Kurti në rrjetin X, të njohur deri vonë si Twitter.

Serbia është vend kandidat për integrim në Bashkimin Evropian, por ruan lidhje të ngushta me Moskën dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve kundër saj për shkak të agresionit në Ukrainë. Ajo gëzon mbështetjen e Moskës në kundërshtimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës.

Muajin e kaluar udhëheqësit e vendeve kryesore evropiane i kërkuan Prishtinës t’u jap më shumë autonomi serbëve të Kosovës, ndërsa Beogradit të njohë de fakto pavarësinë e saj, si pjesë e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre./VOA

Të lidhura

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit
Aktualitet

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka pranuar këtë të mërkurë ankimimin e Prokurorisë së Posaçme, duke vendosur që të mos...

16:11 14/05/2025
Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave të diasporës është në vazhdim, me rreth 94,896 zarfa të numëruar deri më tani nga...

16:02 14/05/2025
Para
Erzen Breçani arrestohet me urdhër të SPAK, zbardhet akuza

Erzen Breçani arrestohet me urdhër të SPAK, zbardhet akuza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

16:11 14/05/2025
Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

16:02 14/05/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.