Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Stërvitje ‘spartane’ për agjentët e BKH/ Për të hetuar politikanët duhet të bësh… palosje barku dhe pompa

18:51 26/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Kandidatët për në Byroja Kombëtare e Hetimit ndër shumë procedura për të fituar vendin e punës, kanë edhe një testim fizik, për të cilët po flitet se është ndër më të vështirët.

Askush nuk e di se sa stërvitje “spartane” po bëjnë efektivët e BKH-së, por të paktën referuar të dhënëve të publikuara edhe në faqen e Ambasadës Amerikane, duket se ky test do të jetë vendimtar për ta.

Një koment në profilin zyrtar të Ambasadës Amerikane në Tiranë se “ku do të ishte Toto Rina, nëse Falkone e Borselino do t’i nënshtroheshin testit fizik dhe nuk do ta kalonin?”, tregon më së miri parodinë e zhvilluar nga komisioni bipartizan SPAK -Byroja Kombëtare e Hetimit, për skualifikimin e një numri të konsiderueshëm konkurrentësh për shkak se nuk kapën normat fizike.

Pasditen e së Premtes, 23 Tetor 2020, në faqen zyrtare të internetit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, u publikua lista e aplikantëve për oficerë të Policisë Gjyqësore në këtë strukturë, të cilët vijojnë garën, pas kalimit me sukses të testit fizik.

Në bazë të informacionit zyrtar, rezultoi se rreth 300 aplikantë nuk kishin kapur normat fizike dhe për këtë arsye, humbën të drejtën për vijimin e etapave të tjera të garës.

Në profilin zyrtar të Ambasadës Amerikane në “Facebook”, nga një prej mbështetësve kryesore të procesit të krijimit të SPAK dhe BKH, në orët e fundit, janë hedhur dyshime për mungesë transparence në testin fizik, prej disa prej personave që deklarojnë se kanë qenë pjesëmarrës në procedurë.

Mungesa e transparencës është njëra anë e medaljes, e cila pritet të shqyrtohet nga Gjykata Administrative, pas padisë së një garuesi.

Rëndësia e testit fizik

Ajo që e shndërron të gjithë procesin e përzgjedhjes së hetuesve të BKH-së në një “parodi”, lidhet me peshën që i është dhënë testit fizik në procesin e kandidimit, për një post në strukturën që do të hetojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ligji për “Organizimin dhe funksionimin e institucioneve të specializuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” parashikon se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë statusin e Oficerit të Policisë Gjyqësore.

Në ligjin për “Policinë Gjyqësore” parashikohen detyrat e këtyre funksionarë, ku përfshihen edhe hetuesit e BKH-së.

Në mënyrë të përmbledhur, oficerët e Policisë Gjyqësore janë funksionarët që asistojnë dhe kryejnë detyrat hetimore, të caktuara nga prokurorët.

Pra, Oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë edhe hetuesit e BKH-së, kanë detyrën primare që të kryejnë hetime, të kenë aftësi analitike, të njohin legjislacionin dhe procedurën penale, si edhe t’i sugjerojnë prokurorëve zgjidhjen e çështjes penale.

Personat, me cilësi të larta hetimore, jo domosdoshmërisht janë ata që kanë një trup të palestruar apo që janë në gjendje të realizojnë një numër të caktuar pompa toke apo palosje barku.

Një hetues i mirë, i aftë për të hulumtuar mbi dosje korrupsioni dhe pasuritë e krimit të organizuar, mund të jetë edhe një person që është mbipeshë apo që ka probleme kardiake dhe që testi i sforcuar fizik mund të pasojë komplikacione shëndetësore.

Për më tepër, oficerët e Policisë Gjyqësore, nuk kanë domosdoshmërisht detyrën për t’u përballur fizikisht me persona nën hetim.

Në një shembull hipotetik, në rast se agjentët e BKH-së do të hetojnë rolin e Arben Ahmetajt në historinë kontraverse të inceneratorëve, nuk besohet se do të luajë role “hollivudiane” për përplasje fizike me ministrin aktual të Virusit dhe Tërmetit.

Po ashtu, në rastet e hetimit me persona problematikë të krimit të organizuar, Policia e Shtetit ka struktura të tjera, si FNSH dhe RENEA, për të neutralizuar elementët kriminalë agresivë.

Pra, duket se kushti për kalimin e testit fizik të hetuesve të BKH-së duket se i shkon për shtat vetëm performancës, pamjes së jashtme.

Duket se shteti shqiptar ka më shumë nevojë për fasadë, për vajza e djem që dalin bukur në televizion, se sa për agjentë që kanë aftësi hetuese, edhe pse nuk u ngjajnë modeleve hollivudianë.

/Burimi: Boldneës.al/Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: agjentëBKHspartanëstërvitje

Të lidhura

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

Bashkimi Evropian ka dalë në mbështetje të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pas vendimit të administratës amerikane për të sanksionuar katër gjyqtarë...

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren
Kryesore

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

Trajneri i kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç, ka folur me vlerësim maksimal për Shqipërinë në konferencën për shtyp të zhvilluar në...

18:24 06/06/2025
Para

Italia regjistron 141 viktima dhe mbi 17 mijë raste të reja me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

18:02 06/06/2025
I preu kokën dhe i dogji trupin, vrasësi i eskortës rumune sulmohet në burg

I preu kokën dhe i dogji trupin, vrasësi i eskortës rumune sulmohet në burg

17:49 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.