Stadiumi Kombëtar në Tiranë ka nisur një proces rinovimi të emrit, duke larguar përfundimisht emrin “Air Albania”.
Pavarësisht se ende nuk është bërë i ditur emri i ri, ky veprim tregon një hap të rëndësishëm për ndryshimin e identitetit të impiantit, i cili ka shërbyer si shtëpia më e bukur e Kombëtares së Shqipërisë.