Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Spiunoi politikanë dhe punonjës të medias, zyrtari amerikan jep dorëheqjen!

09:25 15/06/2021
Reading Time: 2 min lexim

Zyrtari më i lartë për sigurinë kombëtare në Departamentin amerikan të Drejtësisë, John Demers, njoftoi se do të japë dorëheqjen pasi u bë e ditur se ky department kishte mbledhur informata mbi politikanë demokratë dhe punonjës të medias gjatë administratës së Presidentit Trump.

John Demers, i emëruar nga Presidenti Trump, do të largohet në fund të javës njoftoi departamenti në komente për agjencinë e lajmeve Associated Press. Zoti Demers, i cili filloi punën pak javë pasi ishte nxjerrë urdhër për të mbledhur të dhëna për disa demokratë, është një ndër zyrtarët e paktë të administratës së mëparshme ende në detyrë. Ai e kishte bërë të ditur se kishte në plan të largohej në fund të qershorit, tha një zyrtar me njohuri mbi këtë zhvillim, duke komentuar me kusht që të mos identifikohej me emër.

Dorëheqja e zotit Demers vjen ndërkohë që kanë lindur pyetje të shumta lidhur me përpjekjet e Departamentit të Drejtësisë për të mbledhur në mënyrë sekrete të dhëna mbi tabulatet e telefonatave të disa anëtarëve demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve si dhe të gazetarëve, në kuadër të një hetimi të ethshëm për të zbuluar kush kishte nxjerrë informacion të brendshëm në shtyp.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland theksoi në një deklaratë të hënën se “kategorizime politike apo të formave të tjera të papërshtatshme nuk duhet të luajnë rol në hetimet apo vendimet prokuroriale” duke shtur se këshilltari ligjor i departamentit që ai drejton kishte hapur një proces hetimor.

“Në përputhje me angazhimin tonë për të vënë ligjin mbi të gjitha, duhet të garantojmë se po respektohet ndarja e kompetencave dhe autoritetit në veprimet e mëtejshme,” tha ai.

Javën e kaluar u raportua se Departamenti i Drejtësisë kishte nxjerrë në 2018 urdhra në mënyrë sekrete për të mbledhur të dhëna mbi telefonatat e demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve Adam Schiff dhe Eric Swalwell, pasi komisionet ku ata bënin pjesë po zhvillonin hetime mbi lidhjet e mundshme mes Presidentit Trump dhe Rusisë. Zoti Schiff ishte në atë kohë demokrati më i lartë në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin.

Rekordet e të paktën 12 individëve që kishin lidhje me Komisionin për Shërbimet e Zbulimit iu përcollën Departamentit të Drejtësisë nga kompania Apple, pasi u nxor urdhri në 2018. Ndër këta individë kishte ndihmës, ish-ndihmës dhe pjesëtarë të familjeve. Një ndër personat ishte në moshë të mitur.

Urdhri i 6 shkurtit 2018 kërkonte informacion mbi 73 numra telefoni dhe 36 adresa emaili, tha kompania Apple. Kompania shton se urdhri gjithashtu e ndalonte këtë entitet të njoftonte personat e shenjestruar, shkruan VOA.

Zoti Demers ka drejtuar divizionin për sigurinë kombëtare në Departamentin e Drejtësisë që në fund të shkurtit 2018. Divizioni i tij ka qenë i përfshirë në secilin nga hetimet lidhur me nxjerrjen e informacionit të brendshëm.

Etiketa: Amerikeeditor-choiceJohn Demer

Të tjera

Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore
Bota

Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

Protestat kundër regjimit iranian vijojnë të përshkallëzohen në disa qytete të vendit, ndërsa bilanci i viktimave po rritet nga ora...

13:42 10/01/2026
Tragjedia në Crans-Montana: Arrestohet pronari i barit ku humbën jetën 47 persona
Bota

Tragjedia në Crans-Montana: Arrestohet pronari i barit ku humbën jetën 47 persona

Zhvillimi më i fundit në lidhje me tragjedinë e ndodhur natën e Vitit të Ri në klubin “Le Constellation” në...

19:26 09/01/2026
Para
Kërkohej nga Interpol Roma, 40-vjeçari arrestohet në Vlorë dhe ekstradohet drejt Italisë

Plagosje me thikë dhe thyerje e masës së sigurisë, arrestohen 5 persona në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

21:53 17/01/2026
Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku

Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku

14:06 17/01/2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata e Durrësit lë 3 në qeli dhe zbut masat për efektivët

Pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata e Durrësit lë 3 në qeli dhe zbut masat për efektivët

13:39 17/01/2026
Si u përdor politikisht shifra 41.3% për të justifikuar pezullimin e vizave për Shqipërinë

Si u përdor politikisht shifra 41.3% për të justifikuar pezullimin e vizave për Shqipërinë

22:27 16/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.