Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Spanja gjobit Wizz Air, Shqipëria rri duarkryq ndaj abuzimeve me pasagjerët

14:19 22/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Spanja sërish në mbrojtje të pasagjerëve, ndërsa Shqipëria hesht përballë shkeljeve të vazhdueshme të Wizz Air. Në vendin tonë, qytetarët përballen çdo ditë me vonesa, anulime të papritura, tarifa të fryra për bagazhet, kosto bagazhesh që rriten gjatë udhëtimit, mungesë informacioni dhe sorollatje të vazhdueshme, por asnjë institucion nuk merr masa. Shqipëria, ndryshe nga vendet e Bashkimit Evropian, vijon të mos ketë asnjë mekanizëm real për të mbrojtur konsumatorët në sektorin ajror.

Ndërkohë, Spanja ka ndërmarrë një hap të fortë ligjor. Ministri spanjoll i të Drejtave Sociale, Çështjeve të Konsumatorit dhe Axhendës 2030, Paolo Bustinduy, deklaroi këtë të mërkurë në Bruksel se qeveria iberike do të sanksionojë edhe Wizz Air dhe Transavia për tarifimin e bagazheve të dorës, duke ndjekur shembullin e ndëshkimit të mëparshëm ndaj Ryanair, Vueling, EasyJet, Norwegian dhe Volotea. Për këto pesë kompani, Spanja ka vendosur gjoba totale në vlerën e 179 milionë eurove.

“Këto dy kompani të tjera po ndjekin të njëjtën rrugë si pesë të mëparshmet,” deklaroi Bustinduy, i cituar nga televizionet spanjolle, gjatë një takimi në selinë e Organizatës Evropiane të Konsumatorëve (BEUC). Në këtë takim u bë publike dhe një ankesë e re ndaj shtatë kompanive ajrore — EasyJet, Norwegian Airlines, Ryanair, Transavia, Volotea, Vueling dhe Wizz Air — drejtuar Komisionit Evropian dhe Rrjetit Evropian të Konsumatorëve.

Autoritetet spanjolle i kanë cilësuar tarifat për bagazhet e dorës dhe shërbime të tjera bazike si “abuzive” dhe “praktika të paligjshme”, duke përfshirë edhe pagesën për printimin e kartës së imbarkimit. Kjo fushatë ndëshkimore, sipas ministrit, është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të siguruar respektimin e të drejtave të konsumatorëve.

Por ndërsa vendet e BE-së veprojnë, Shqipëria vijon të qëndrojë në vendnumëro. Wizz Air ka qenë vazhdimisht subjekt i ankesave nga qytetarët shqiptarë, të cilët raportojnë për vonesa sistematike në çdo fluturim, anulime biletash pa njoftim, rishitje me çmime më të larta dhe mungesë totale transparence. Gazeta Reforma ka denoncuar në mënyrë të përsëritur skandalet dhe abuzimet që kjo kompani ushtron ndaj qytetarëve shqiptarë, por asnjë autoritet nuk ka ndërmarrë asnjë masë serioze.

Është e papranueshme që një kompani, e cila operon çdo ditë në Shqipëri dhe përfiton nga tregu vendas, të vijojë të shkelë të drejtat e pasagjerëve pa u ndëshkuar. Shqipëria ka nevojë për një autoritet të vërtetë mbrojtës të konsumatorëve, që nuk mbyll sytë përballë abuzimeve, por vepron, ashtu si Spanja dhe çdo vend tjetër, për qytetarët e vet.

Etiketa: reformaeditorialwizzair

Të tjera

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve
Aktualitet

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Operatori One Albania po përballet me një valë të fortë reagimesh nga abonentët, jo vetëm për rritjen e tarifave me...

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës
Aktualitet

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e Lungomares në Vlorë, ku një fëmijë rreth 4...

13:40 07/04/2026
Para
“Ju po flini gjumë me dosjen” babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren

“Ju po flini gjumë me dosjen” babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

13:40 07/04/2026
Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

12:04 07/04/2026
Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

11:20 07/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.