Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Spanja dorëzon detyrën, Belgjika merr kryesimin e BE-së

10:25 30/12/2023
Reading Time: 4 min lexim

Spanja me fundin e vitit 2023 e përmbyll kryesimin e Bashkimit Evropian (BE) për t’ia dorëzuar këtë detyrë Belgjikës. Kështu Belgjika, vendi në të cilin edhe ndodhet selia e Bashkimit Evropian, dhe i cili ishte i pari që kishte rolin e kryesuesit kur ky sistem u vendos, do të kryesojë për të 13 herë me radhë. Dhe ky kryesim i Belgjikës ndodh në një moment kyç për BE-në pasi nga fundi i kësaj presidence, mes datave 6 dhe 9 qershor, do të zhvillohen zgjedhjet evropiane.

 

 

E, për Belgjikën, dita e zgjedhjeve do të jetë edhe më e rëndësishme pasi në të njëjtën ditë me zgjedhjet për Parlamentin Evropian, do të zhvillohen edhe zgjedhjet nacionale, edhe ato rajonale edhe ato lokale. Pavarësisht, kësaj Qeveria e Belgjikës ka premtuar se do të ketë kapacitete të duhura dhe fokusin e mjaftueshëm për ta kryer detyrën e kryesuesit të radhës me sukses. Edhe Spanja gjatë kryesimit të saj me BE-në në pjesën e dytë të vitit 2023 kaloi përmes procesit zgjedhor.

 

Spanja, gjatë kryesimit të saj me BE-në, ndër prioritetet pati edhe procesin e zgjerimit dhe këtë, po ashtu, pritet ta ketë edhe Belgjika. Gjatë kryesimit të Spanjës u miratuan vendime historike për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, u shpreh edhe gatishmëria për të nisur negociatat me kusht edhe me Bosnje e Hercegovinën dhe Gjeorgjisë iu dha statusi i vendit kandidat Gjeorgjisë. Nuk pati asnjë hap të vetëm sa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE dhe kjo nuk pritej gjatë kryesimit të Spanjës, e cila është ndër vendet anëtare të BE-së që e kundërshton ashpër pavarësinë e Kosovës.

 

Megjithatë, Kosova mori pjesë në një samit të Bashkësisë Politike Evropiane që u zhvillua në Granada të Spanjës, si dhe në një samit të përbashkët BE-Ballkani Perëndimor, i cili u zhvillua në muajin dhjetor në Bruksel. Diplomatët në Bruksel thonë se në pjesën e parë të vitit 2023, kur kryesimin e BE-së e pati Suedia, pati përpjekje që Këshilli i BE-së të shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe eventualisht t’i japë mandat Komisionit Evropian për të përpiluar mendimin rreth këtij aplikimi. Por, as Suedia nuk arriti të sigurojë mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare për një gjë të tillë, ndërsa Spanja ishte ndër vendet që më së shumti e kundërshtonte këtë.

 

 

Tash kur Belgjika merr kryesimin e radhës nuk është e qartë nëse do të kthejë në shqyrtim aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të dorëzuar në fund të vitit 2022 kur kryesimin e radhës e kishte Çekia. “Kjo është edhe çështje ligjore, pasi pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur të gjitha vendet anëtare e në zgjerim vendoset me konsensus. Por, është edhe çështje politike pasi lidhet edhe me sjelljen e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë dhe zbatimin e obligimeve që dalin nga ky proces”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një diplomat i BE-së. Në dokumentet e Qeverisë së Belgjikës ku përmenden prioritetet, me të cilat do të merret gjatë gjashtë muajve sa do të jetë në krye të BE-së vetëm shkruan se gjatë kësaj periudhe “do të çojë përpara punën në procesin e zgjerimit që është në vazhdim e sipër”.

 

 

“Presidenca belge do të monitorojë proceset që janë në vazhdim e sipër me të gjitha vendet relevante, në përputhje me metodologjinë ekzistuese, bazuar në qasjen e meritave individuale, dhe progresin e secilit kandidat në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit”, thuhet në dokumentin e prioriteteve të Belgjikës, e cila do ta kryeson BE-në në gjysmën e parë të vitit 2024. “Do të inkurajojmë integrimin në BE duke promovuar reformat e domosdoshme transformative në fushat kyçe, posaçërisht sundimin e ligjit, institucionet demokratike, lirinë e mediave dhe të drejtat themelore”, thuhet në këtë dokument.

 

Po ashtu, nënvizohet se pikërisht gjatë kryesimit të Belgjikës me BE-në, më saktësisht më 1 maj të vitit 2024, do të shënohet 20-vjetori i zgjerimit më të madh të Bashkimit Evropian. Belgjika si kryesuese e BE-së e vlerëson këtë si “hap të madh drejt bashkimit dhe prosperitetit të kontinentit të Evropës”.

 

Belgjika, gjatë kryesimit do të merret edhe me definimin e një agjende strategjike për zhvillimin e BE-së ku zgjerimi do të ketë një vend të rëndësishëm. Kjo “agjendë strategjike” do ta vendosë bazën për veprimin e BE-së në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2029. “Paralelisht presidenca do t’u kushtojë vëmendje të veçantë kapaciteteve të BE-së për të integruar anëtarë të rinj dhe të avancojë reflektimet për reformat e brendshme që nevojiten për një zgjerim të suksesshëm në të ardhmen”, thuhet në dokumentin e prioriteteve të presidencës belge të Bashkimit Evropian.

 

Sa i përket procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian gjatë kryesimit të Belgjikës do të mund të nisin negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, pasi për një gjë të tillë ishte miratuar vendimi në takimin e fundit në dhjetor të Këshillit Evropian. Bosnja e Hercegovina do të vlerësohet në muajin mars për të parë nëse i ka përmbushur apo jo disa kushte për të nisur edhe ajo negociatat e anëtarësimit. Belgjika ka paralajmëruar se do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me fqinjët evropianë që nuk janë në BE, nga Zvicra e deri te Ballkani Perëndimor, për t’u përballur me sfidat e përbashkëta si siguria e furnizimit me energji dhe çështjet e migrimit. Po ashtu, Belgjika do të mbajë fokusin e BE-së në forcimin e Aleancën me Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkëveprimin me NATO-n./REL

 

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
A kanë përdorur policët “Sky ECC”? Dorëzohen formularët e vetëdeklarimit

A kanë përdorur policët “Sky ECC”? Dorëzohen formularët e vetëdeklarimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.