SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona dhe 4 kompani, të përfshirë në një grup kriminal që operonte me skema mashtruese në fushën e mikrokredive.
Ky grup ka zhvatur mijëra qytetarë, kryesisht në vështirësi ekonomike, përmes rifinancimeve me kushte të pafavorshme, shantazheve dhe bllokimit të pronave të tyre, duke krijuar një aktivitet kriminal që ka zgjatur mbi 9 vite.
Mes të akuzuarve kryesorë janë dy prej drejtuesve të grupit, Elda Ibro dhe Arben Meskuti, ndërsa bashkëshorti i Elda Ibros, Olsi Ibro, i identifikuar gjithashtu si drejtues i skemës, ka humbur jetën në korrik 2024, pasi ra nga një pallat.
Hetimet zbuluan se kompanitë “Micro Credit Albania” sh.p.k., “ADCA” sh.p.k., “Final” sh.p.k. dhe “TDR Group” operonin si një entitet i vetëm, duke përdorur të njëjtat zyra, sistem kompjuterik dhe duke ndarë burime financiare dhe staf për të mbledhur në mënyrë të jashtëligjshme detyrimet nga qytetarët.
Grupi akuzohet për veprime kriminale si mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentesh dhe veprimtari në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, duke e pasuruar paligjshëm veten në dëm të mijëra familjeve.
Në kuadër të veprimtarisë së tyre kriminale, qytetarët janë detyruar në mënyrë të paligjshme të paguajnë detyrime të shumëfishta, madje dhe përmes ankandeve fiktive të pasurive të paluajtshme.
Në kuadër të hetimeve janë zbuluar edhe shkelje të rënda si përdorimi i të dhënave personale të familjarëve të debitorëve në kundërshtim me ligjin, si dhe masa shtrënguese psikologjike dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj qytetarëve dhe familjeve të tyre.
Gjithashtu, dhjetëra mijëra llogari bankare të qytetarëve janë bllokuar për vite me radhë në mënyrë të paligjshme.
SPAK njofton se si masë sigurie janë vendosur sekuestrim mbi asetet e dy kompanive financiare, “Micro Credit Albania” dhe “Final”, si dhe mbi shumën prej rreth 420 milionë lekësh dhe 1.3 milionë euro të bllokuara në llogaritë e të pandehurve, duke përfshirë depozita, bono thesari dhe letra me vlerë.
Lista e personave të akuzuar përfshin edhe shumë punonjës të grupit, të cilët sipas Prokurorisë kanë luajtur rol aktiv në kryerjen e veprave penale, ndërsa akuzat përfshijnë mashtrim, falsifikim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, të ndjekura sipas Kodit Penal shqiptar.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 244 të vitit 2024, në ngarkim të 16 shtetasve dhe 4 personave juridikë, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet të paligjshëm në fushën e mikrokredisë dhe mbledhjes së detyrimeve financiare:
Të pandehurit dhe akuzat:
Arben Meskuti, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/1 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal.
Elda Ibro, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Alban Kote, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” -parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Aldo Daka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Albert Gega, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Andis Gjoka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Vasil Bakallbashi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Yliana Sejfo, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Indrit Çuberi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Rigels Bejko, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Altin Vako, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”- parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Helidon Xhindi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Fatos Alimadhi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Lefter Canaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Roland Deda i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Endri Myftari, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Personi juridik “Micro Credit Albania” sh.pk., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Personi juridik “ADCA” sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Personi juridik “Final” sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
“Zyra e Përmbarimit Privat TDR Group”, akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimt penal nr: 244 të vitit 2024 ka rezultuar se të pandehurit dhe shoqëritë e sipërcituara kanë vepruar si shoqëri e vetme me karakteristika të qarta të një grupi të strukturuar kriminal.
Këto shoqëri:
Ushtronin aktivitetin në të njëjtin vend
Përdornin të njëjtin sistem kompjuterik apo softe kompjuterike, të krijuara në funksion të kryerjes së veprës penale.
Financonin me burime monetare reciprokisht njëri-tjetrin,
Punonjësit e tyre kalonin sa në një shoqëri në tjetrën dhe kryenin veprimtarinë e tyre, në dukje për mbledhjen e detyrimeve të cilësuara si kredi të këqija, por me qëllimin e qartë kriminal, të pasurimit të paligjshëm, në dëm të një numri shumë të lartë qytetarësh. Qëllimi i tyre u bë i qartë prej momenteti të krijimit të këtij aktivitetit, i cili ka zgjatur më shumë se 9 vite.
Si rezultat i veprimtarisë kriminale të këtij grupi të strukturuar kriminal, qytetarët në vështirësi ekonomike kanë rënë në grackën e kësaj skeme përmes:
Shtrëngimit,
Përdorimit në kundërshtim me ligjin të të dhënave personale të familjarëve të debitorëve
Keqbesimit dhe fakteve të pavërteta.
Qëllimi i skemës:
Të shumëfishojë në mënyrë të paligjshme detyrimet e qytetarëve përtej detyrimit të përcaktuar në urdhrat e ekzekutimit. Detyrimi shumëfishohej për shkak të aplikimit të interesave dhe kamatave ligjore të larta, deri 2% në ditë.
Të mblidhte detyrimin e detyrimit duke e kaluar këtë detyrim me metoda të paligjshme edhe tek familjarë apo të afërm të debitorëve që nuk kishin asnjë lidhje me kredinë fillestare. Përmes ristrukturimit të kredisë detyrimi kalonte tek familjarë që kishin mundësi pagese.
Të kalonin pasuri/prona të paluajtshme në ankande fiktive, në pronësi të institucioneve financiare jo banka: Micro Credit Albania sh.a/sh.p.k (MCA) dhe Final sh.p.k.
Për realizimin e qëllimit kriminal, punonjësit e këtyre shoqërive të urdhëruar nga drejtuesit apo organizatorët e kësaj skeme, kryen qindra mijëra njoftime të paligjshme dhe telefonata kërcënuese tek debitorët dhe familjarët e tyre, Dhjetëra – mijëra llogari bankare të qytetarëve u bllokuan dhe qëndruan të bllokuara në kundërshtim me ligjin për disa vite. Pasuri të paluajtshme u sekuestruan për vlera detyrimi minimale dhe u kaluan në pronësi të shoqërive MCA dhe Final me ankande fiktive. Përveç pasojave të kundraligjshme ekonomike, veprimtaria kriminale e këtij grupi të strukturuar kriminal, ka shkaktuar edhe pasoja shumë të rënda sociale.
Sekuestrimet:
Në zbatim të vendimit të Gjykatës nr: 4488 datë 18.07.2024 për caktimin e masës së sigurimit pasuror është vendosur sekuestrimi për subjektet financiare MCA dhe Final mbi të gjitha asetet si pasuri të luajtshme dhe te paluajtshme të këtyre shoqërive.
Në zbatim të vendimit të datës 29.05.2024 për sekuestrimin e llogarive bankare janë sekuestruar mbi 420 milionë lekë dhe rreth 1.3 milionë euro. Këto shuma monetare janë sekuestruar në llogari personale, depozita, bono thesari dhe letra me vlerë të të pandehurve.