SPAK ka përfunduar hetimet për një aferë të rëndë korruptive në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku 28 persona janë marrë të pandehur për abuzime në procedura tenderimi.
Të përfshirët përfshijnë pedagogë, drejtues të institucioneve, anëtarë të komisioneve të vlerësimit dhe përfaqësues të tre kompanive private. Dosja penale është drejt finalizimit për t’u dërguar në gjykatë.
Hetimet nisën më 21 tetor 2022 dhe zbuluan një skemë të organizuar manipulimi tenderash, në të cilën ishin përfshirë drejtues të nivelit të lartë të UBT-së si zëvendësrektorët Ilir Kapaj dhe Romina Kotaj, si dhe administratori Edmond Tërthorja, të cilët bashkëpunonin me kompani të caktuara për të favorizuar fitues të paracaktuar në tendera.
Sipas SPAK, firmat “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF” jo vetëm që favorizoheshin, por edhe paraqisnin oferta fiktive në emër të bizneseve të tjera për të fryrë vlerën e tenderëve dhe për të krijuar iluzionin e garës.
Dokumentacioni teknik dhe fondet limit për tenderat përgatiteshin në koordinim të plotë me kompanitë fituese, ndërkohë që mungonin analizat reale të tregut. Në disa raste, pajisjet e tenderuara ishin siguruar muaj përpara shpalljes së procedurës, duke provuar parapërcaktimin e fituesve.
Masat e marra dhe të pandehurit
Arrest me burg:
1. Edmond Tërthorja – Administrator i UBT
Akuzë: Shkelje e barazisë në tendera (6 raste)
2. Amarildo Lleshi – Përgjegjës i sektorit juridik në UBT
Akuzë: Shkelje e barazisë në tendera (5 raste)
3. Mehmet Qoshja – Drejtor i prokurimeve
Akuzë: Shkelje e barazisë në tendera (3 raste)
4. Altin Murto – Drejtor i fondeve
Akuzë: Shkelje e barazisë në tendera (2 raste)
5. Piro Zoga – Pronar i “Krijon” sh.p.k
Akuzë: Falsifikim dokumentesh (4 raste)
(Në kërkim, ndodhet jashtë vendit)
Arrest në shtëpi:
6. Agim Sefa – Shkelje e barazisë në tendera
7. Arjan Buliqi – Shkelje e barazisë në tendera
8. Serafin Skënderi – Shkelje e barazisë në tendera
9. Ilir Kapaj – Ish-zëvendësrektor – Shkelje e barazisë në tendera
10. Dritan Laçi – Shkelje e barazisë në tendera
11. Azem Parllaku – Shkelje e barazisë në tendera
12. Artur Koleci – Shkelje e barazisë në tendera
13. Blenard Spaho – Shkelje e barazisë në tendera
14. Tedi Proda – Shkelje e barazisë në tendera
15. Radion Dhromi – Shkelje e barazisë në tendera
Detyrim paraqitje:
16. Enkeleida Sallaku – Shkelje e barazisë në tendera (2 raste)
17. Klara Jahollari – Shkelje e barazisë në tendera
18. Ilir Kapaj (lëvizje masash) – Shkelje e barazisë në tendera
19. Erjola Kopali – Shkelje e barazisë në tendera
20. Klea Lekocaj – Shkelje e barazisë në tendera
21. Romina Kotaj – Ish-zëvendësrektore – Shpërdorim detyre
22. Bejo Bizhga – Shpërdorim detyre
23. Etleva Shore – Shkelje e barazisë në tendera
24. Rezearta Dervishi – Falsifikim dokumentesh (4 raste)