Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK merr të pandehur zyrtarë në bashkinë Tropojë

19:28 26/04/2024
Reading Time: 2 min lexim
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Tre të pandehurit, ish-zyrtarë të bashkisë Tropojë kanë pranuar autorësinë e krimit duke lidhur marëveshje fajësie me SPAK, ku Zenel Çela, pranon të dënohet me 1 vit burgim por ky dënim me burg të konvertohet me dy vjet shërbim prove, ku gjatë kësaj kohe i dënuari të mos kryejë asnjë vepër penale. Më të njëjtën masë dënimi kanë dakordësuar për tu dënuar dhe dy të pandehurit e tjerë, Ramiz Bardhi dhe Rexhep Ismajlisufaj.

Sipas dosjes hetimore tre zyrtarët kanë abuzuar gjatë fazës së drejtimit të komisionit të vlerësimit të ofertave në dy procedura tenderuese të shpallura nga bashkia Tropojë. E para lidhet rikonstruksionin e gjimnazit “Asim Vokshi” dhe palestër, plus terrene sportive dhe sistemime të jashtme me fond limit mbi 53 milionë lekë. Ndërsa tek e dyta bëhet fjalë për rikonstruksionin e shkollës “Tinka Kurti” në fshatin Lekbibaj.

Në të dyja këto procedura tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave në kushte të paqarta dhe pamotivuara, kanë përjashtur në mënyrë të qëllimshme Bashkimin e Operatorëve “Halili 1” dhe “Shëndëlli”, kompani këto që administrohen nga Kujtim Byberi dhe Yzedin Bozhaj. Sipas SPAK, funksionarët e bashkisë Tropojë me vendimarjen e tyre kanë favorizuar në procedurën e rikonstruksionit të gjimnazit “Asim Vokshi”, subjektin  “4 A-M” që zotërohet nga Ardit Metaliaj.

Në dosje e prokurorisë thuhet se:

“…komisioni i vlersimit të ofertës i përbërë nga Ramiz Bardhi , kryetar  Specilist i Lartë, Zenel Çela, anëtarë Specialist i Lartë dhe Rexhep Isajlisufaj, anëtar  Ekonomist më 18 qershor 2019 kanë skualifikuar Bashkimin e Operatorëve “Halili 1” & “Shëndelli”,  i cili ka marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Shkolla Asim Vokshi-Palestër dhe terrene sportive dhe sistemime të jashtme në gjimnazin Asim Vokshi” me fond limit 50,319,591 lekë, duke paraqitur ofertën në vlerën vlerë 42.072.833 lek pa tvsh dhe kanë kualifikuar si fitues operatorin ekonomik 4 A-M me ofertën 50.269.533 lek pa tvsh…”.

Por shkeljet e tre zyrtarëve të bashkisë Tropojë, janë rënduar akoma dhe më tepër në procedurën e dytë, atë të rikonstruksionit të shkollës “Tinka Kurti” në Lekbibaj me vlerë financiare prej 186 milion lekë të vjetra.

Sipas dosjes së SPAK, tre të pandehur fillimisht kanë shpallur fitues Bashkimin e Operatorëve “Halili 1” & “Shendelli”. Madje përfaqësuesit ligjorë të dy kompanive kanë lidhur dhe kontratën me bashkinë Tropojë. Por në rrethana të habitshme dhe shkaqe të pajustifikuara me ligj, është bërë skualifikimi.

Në dosje nënvizohet si më poshtë vijon:

“…me vendimin Nr.13 të 18 qershorit 2019 B.O “Halili 1” & “Shendelli” është shpallur fitues në këtë procedurë prokurimi dhe ka lidhur kontratën në 27 qershor 2019. Por më vonë këto dy kompani janë skualifikuar me argumentin se “makineritë dhe drejtuesi teknik, punonjësit, manovratorët të deklaruar në këtë procedurë prokurimi, do të jenë të angazhuara në këtë kontratë…”.

Pas përjashtimit të dy subjekteve në këtë tender, anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë shpallur fitues sërisht kompaninë e Ardit Metaliaj, të subjektit “4 A-M”.

E njëjta kompani që fitoi rikonstruksionin e shkollës “Asim Vokshi”, fitoi me të njëjtën skemë dhe rikonstruksionin e shkollës “Tinka Kurti” në Lekbibaj të Tropojës, duke pëjashuar dy subjektet e tjera, “Halili 1” & “Shendelli”.

Etiketa: Ramiz BardhiZenel Cela

Të lidhura

Partia e Lirisë protestë para SPAK
Aktualitet

Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës

SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro në kuadër të hetimeve për grupin kriminal të goditur nga...

13:41 28/06/2025
Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”
Aktualitet

Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

Një investigim i publikuar nga media ekuadoriane Infobae.com, në bashkëpunim me organizatën amerikane C4ADS (Center for Advanced Defense Studies), zbardh...

13:10 28/06/2025
Para
U plagos me thikë nga burri i Ibrahimajt, Koshaj: Më kërcënoi të dorëhiqesha

U plagos me thikë nga burri i Ibrahimajt, Koshaj: Më kërcënoi të dorëhiqesha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Partia e Lirisë protestë para SPAK

Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës

13:41 28/06/2025
Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

13:10 28/06/2025
Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine

Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine

12:51 28/06/2025
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

12:25 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.