SPAK ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Devollit Eduard Duro.
Eduard Duro akuzohet për shpërdorim detyre.
Mesohet se Duro licensoi një karburant që ishte ndërtuar pa leje.
Hetimet kanë përfunduar dhe çështja është gati për t’u dërguar për gjykim, ndaj kryebashkiaku socialist i Devollit ka marrë tashmë statusin i pandehur.
Reagimi i kryebashkiakut:
Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”.