Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK merr të pandehur Erion Veliajn, agjentët e BKH-së i komunikojnë akuzat në paraburgimin e Durrësit

13:53 23/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Agjentët e BKH-së mbërritën mesditën e sotme në paraburgimin e Durrësit për të komunikuar zyrtarisht akuzat kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ky zhvillim erdhi disa orë pas marrjes së statusit të të pandehuri nga SPAK. Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

Veliaj pranoi të firmoste aktet pa kundërshtime, pranë një prej avokatëve të tij. Një ditë më parë, edhe biznesmeni Elman Abule u mor zyrtarisht i pandehur për pastrim parash.

Kryebashkiaku Veliaj u arrestua më 10 shkurt në zyrën e Bashkisë, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në 9 raste, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi, mosdeklarimi, fshehja apo deklarimi i rremë i pasurive dhe interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa ka marrë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

SPAK bazohet në të dhëna konkrete të hetimit paraprak, sipas të cilave Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë krijuar dhe vënë në funksion një mekanizëm që ka synuar përfitime të paligjshme nga fondet publike të Bashkisë Tiranë, duke i përdorur për pasurim personal dhe familjar, përmes veprimeve të kamufluara dhe kundërligjshme.

Në lidhje me këtë çështje, biznesmeni Gentian Sula, pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Agi Kons’, është paraqitur sot në SPAK për të marrë njohuri mbi akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Veliaj”.

Sula dhe Veliaj kanë lidhje të ngushta që datojnë që nga koha kur Veliaj ishte Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale. Në atë periudhë, Veliaj bleu një banesë në bllokun rezidencial “Kodra e Diellit” në Tiranë, pronë e Gentian Sulës, ndërsa bashkëshortja e Sulës u emërua zv/ministre nga Veliaj.

Kjo marrëdhënie vazhdoi edhe pas zgjedhjes së Veliajt si kryetar bashkie, ku kompania ‘Agi Kons’ ka fituar një sërë lejesh ndërtimi që, sipas SPAK, janë dhënë në këmbim të shpërblimeve në formën e vilave në bregdet. Veliaj dhe familja e tij posedojnë tre vila në fshatin rezidencial Qerret të Kavajës, ndërtuar nga kompania e Sulës. Një vilë i përket vëllait të Veliajt, një tjetër kryebashkiakut dhe një e tretë është shembur për hapje hapësirash të reja.

Denoncimi ndaj Veliajt dhe lidhjeve të tij me Sulën u bë nga një person me emrin Nesti Angoni, identiteti i të cilit SPAK e ka mbrojtur duke përdorur një emër fictiv. Ai ka dhënë informacione të tjera për veprimet dhe lidhjet e ngushta të familjes Veliaj.

SPAK thekson se lidhjet klienteliste midis Gentian Sulës dhe Veliajt janë shoqëruar me dhënien e një numri të konsiderueshëm tenderësh në favor të kompanisë ‘Agi Kons’. Këto tenderë përfshijnë projekte të rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës arsimore dhe punëve publike në Tiranë, duke përfshirë fonde me vlera miliona euro nga Bashkia.

Etiketa: ajola xoxaBKHElman AbuleGentian SulaSPAKVeliaj

Të tjera

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal
Aktualitet

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

Ky shkrim është pjesë e një serie që analizon draftin e ri të Kodit Penal të Shqipërisë. Në çdo pjesë,...

17:57 13/08/2025
“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve
Aktualitet

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një thirrje urgjente për evakuimin e banorëve në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, pasi...

13:28 13/08/2025
Para
“Bëj seks me politikanë dhe VIP-a, paguajnë dyfish”: Rrëfehet transgjinorja shqiptare

“Bëj seks me politikanë dhe VIP-a, paguajnë dyfish”: Rrëfehet transgjinorja shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

17:57 13/08/2025
“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

13:28 13/08/2025
Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

12:49 13/08/2025
“Do të shkatërroj o palaço”/ Ilir Meta sulmon Dumanin: Më ke marrë peng vjehrrën

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

12:39 13/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.