Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim 5 persona për blerje votash

17:43 04/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme dosjen ndaj pesë të pandehurve të përfshirë në një skemë blerjeje votash gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2023 në Bashkinë e Rrogozhinës.

Sipas SPAK, në qendër të hetimit janë shtetasit Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi dhe Engjell Cara, të cilët akuzohen për “korrupsion aktiv në zgjedhje” në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur.

Ndërsa Shkëlqim Hoxha, ish-kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Rrogozhinës, akuzohet për “moskallëzim të krimit”, pasi ka qenë në dijeni të kësaj veprimtarie të paligjshme dhe nuk e ka raportuar pranë autoriteteve.

Nga hetimet ka rezultuar se të pandehurit kanë siguruar dhe shpërndarë bileta udhëtimi për të paktën 64 shtetas, me qëllim që këta të ktheheshin nga jashtë vendit për të votuar në favor të Shkëlqim Hoxhës. Këto raste janë dokumentuar në mënyrë të plotë nga prokuroria, e cila thekson se Hoxha kishte dijeni për përfshirjen e bashkëpunëtorëve të tij në këtë skemë, por nuk ka njoftuar asnjë institucion.

Fillimisht, çështja u hetua nga Prokuroria e Durrësit dhe Policia Lokale, por më pas iu kalua SPAK-ut për shkak të natyrës së veprës penale. Dy procedimet e ndara, përkatësisht me numër 161/2023 dhe 162/2023, u bashkuan në një çështje të vetme për shkak të përputhjes së fakteve dhe personave nën hetim.

Në fund të hetimeve, SPAK ka dorëzuar kërkesën për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, duke kërkuar që pesë të pandehurit të përballen me drejtësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Kujtojmë se zgjedhjet e 14 majit 2023 në Rrogozhinë u shpallën të pavlefshme, duke çuar në përsëritjen e tyre më 23 korrik. Në votimin e dytë, kandidati socialist Edison Memolla fitoi bindshëm ndaj Shkëlqim Hoxhës, me një diferencë prej 1752 votash, në ndryshim nga zgjedhjet e para, ku rezultati ishte ndarë vetëm me 21 vota diferencë. Rezultati final i votimeve të përsëritura ishte 6658 vota për Memollën dhe 4906 për Hoxhën.

Etiketa: blerje votashrrogozhineSPAK

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
Aksident i rëndë trafiku në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre persona humbin jetën

Aksident i rëndë trafiku në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre persona humbin jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.