Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK kthehet tek “të vjetrit”, Xhelal Mziu u thirr sërish për skandalin e tenderave

13:53 04/06/2024
Reading Time: 3 min lexim

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion e ka rikthyer vëmendjen edhe tek “të vjetrit”. Gjatë ditës së djeshme në godinën e organit të Posaçëm të akuzës, u paraqit deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

Ish-kryebashkiaku i Kamzës është marrë në pyetje për më shumë se 1 orë nga prokurori Elvin Gogaj për dy tendera pastrimi kur ka drejtuar bashkinë Kamëz.

Në dalje të SPAK, Mziu mbajti dhe një deklaratë të shkurtër për media, ku tha se ishte thirrur në organin e akuzës si person në dijeni. E po ashtu, shtoi se çështja në fjalë ishte denoncuar nga këshilltarët e Partisë Demokratike.

“Isha në lidhje me një çështje…ishte thjesht një denoncim nga këshilltarët e PD-së. Tenderi ka ndodhur në vitin 2019, isha si person në dijeni,”tha Mziu pasi doli nga SPAK.

Kjo nuk është hera e parë por e dyta që Mziu paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, pasi është paraqitur edhe më 27 korrik 2022. Mziu është kallëzuar në SPAK nga kryebashkiaku aktual i Kamzës, Rakip Suli për shpërdorim detyre.

Më konkretisht, në kallëzimin e tij, Suli ka kallëzuar Mziun pasi dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor të Bashkisë. Referuar ligjit të urbanistikës parashikon që leja me sipërfaqe 2000 m2, 3% t’i kalojë bashkisë për banesa sociale.

TELASHET E VJETRA TË XHELAL MZIUT
Në atë kohë kryetar i Bashkisë në Kamzë, Xhelal Mziu më 10 dhjetor 2013 u vu në pranga me akuzën për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Mziu u arrestua nga Antikrimi Ekonomik i Policisë së Tiranës, pasi akuzohej se kishte favorizuar një kompani që nuk kishte fituar tenderin për shtrimin e rrugës Valias i Ri-Varrezat e Laknasit, me një vlerë 80 milionë lekë, duke skualifikuar kompaninë fituese.

Një ditë më parë më 9 Dhjetor  të po atij viti policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Tiranës, që kishte vendosur ndaj Mziut masën e sigurisë “arrest me burg”, pas kërkesës së Task-Forcës të Prokurorisë, që kishte regjistruar procedim penal që prej muajit shtator. Një orë pas arrestimit të Mziut, policia ka shpallur në kërkim edhe drejtorin e zyrës juridike të Bashkisë Kamzë, Atli Hoti, për të njëjtën akuzë, pasi dyshohet të ketë bashkëpunuar me Mziun.

Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë se denoncimi ndaj kreut të Bashkisë së Kamzës dhe drejtorit të zyrës juridike është bërë në muajin shtator nga përfaqësuesi i kompanisë që kishte fituar tenderin për shtrimin e rrugës dhe ishte skualifikuar 30 ditë më vonë, në muajin qershor të këtij vit.

HETIMI
Nga hetimi, Prokuroria ka arritur në konkluzionin se Atli Hoti dhe Xhelal Mziu kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë procedurës së prokurimit publik për ndërtimin e rrugës Valias i Ri-Varrezat  e Laknasit.

Sipas hetimeve, ka rezultuar se autoriteti kontraktor, në këtë rast Bashkia Kamzë, pas përfundimit të plotë të procedurave, ka shpallur fituese shoqërinë “Gjoka Konstruksion” sh.p.k. Megjithatë, dy zyrtarët nuk kanë pranuar të nënshkruajnë kontratën me këtë shoqëri brenda afatit ligjor prej 30 ditësh.

Në përfundim të këtij afati, Bashkia Kamzë e ka skualifikuar shoqërinë “Gjoka Konstruksion” me arsyen se nuk ishte paraqitur për nënshkrimin e kontratës. Ndërkohë, rezulton se shoqëria fituese ka bërë të gjitha përpjekjet nga ana e saj për të realizuar nënshkrimin e kësaj kontrate për ndërtimin e rrugës, por që është refuzuar nëpërmjet formave të ndryshme nga ana e titullarëve të Bashkisë.

SHKELJET
Sipas Prokurorisë, nisur nga neglizhenca e zyrtarëve të Bashkisë Kamzë, përfaqësuesi i shoqërisë “Gjoka Konstruksion” ka kryer vëzhgime në terren dhe ka konstatuar se në rrugën objekt prokurimi publik kishte nisur punimet për ndërtimin e saj një shoqëri tjetër, “Everest” sh.p.k., e cila nuk ishte shpallur fituese.

Në këto kushte, shoqëria “Gjoka Konstruksion” ka dorëzuar kallëzimin penal, nga hetimi i të cilit Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit Xhelal Mziu dhe Atli Hoti kanë kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Të njëjtat burime thanë se tenderi është bërë në muajin qershor të vitit 2013, ndërsa kallëzimi në Prokurorinë e Tiranës është depozituar në muajin shtator. Vlera e tenderit të përfituar në mënyrë të padrejtë është 80 milionë lekë të rinj.

KRYEBASHKIAKU
Xhelal Mziu u emërua në detyrën e kryetarit të Bashkisë Kamzë më 18 shkurt 2007. Aktualisht po kryente mandatin e tij të dytë në këtë detyrë si përfaqësues i Partisë Demokratike. Ai u rizgjodh në krye të Bashkisë së Kamzës në vitin 2011 me 16 028 vota, 2986 vota më shumë se rivali i tij, Rakip Suli, që kandidonte nën siglën e Partisë Socialiste.

Etiketa: SPAKXhelal Mziu

Të tjera

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!
Kryesore

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Nga Irena Beqiraj Në vitin 1956, Belgjika përfundoi autostradën e saj të parë, e cila shkonte nga kryeqyteti, Brukseli, në...

03:29 08/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
Aktualitet

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Një tjetër histori e pacipë e grabitjes urbane në Tiranë u rikthye në vëmendje, një shkelje që Gazeta Reforma e...

03:30 08/08/2025
Para
Aksioni në Romë/ Zbulohen emrat e shqiptarëve, trafik kokaine me kolumbianë

Aksioni në Romë/ Zbulohen emrat e shqiptarëve, trafik kokaine me kolumbianë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

03:29 08/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

03:30 08/08/2025
Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

03:31 08/08/2025
Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

03:32 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.