Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK kontrollon kompaninë “Soft & Solution” të Ermal Beqirit, hetimet zbulojnë fijet që çojnë te AKSHI dhe Mirlinda Karçanaj

15:56 06/08/2025
Reading Time: 3 min lexim

SPAK ka ndërmarrë kontrolle në ambientet e kompanisë “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, duke sekuestruar dokumentacion dhe pajisje elektronike që lidhen me tendera publikë në fushën e teknologjisë së informacionit. Hetuesit e BKH-së janë fokusuar veçanërisht te kontratat milionëshe që kompania ka lidhur me institucione shtetërore, përfshirë edhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Këto veprime janë pjesë e hetimeve më të gjera ndaj Ergys Agasit, i cili dyshohet se ka ushtruar ndikim të jashtëligjshëm përmes lidhjeve të tij me figura kyçe të teknologjisë dhe politikës. Nuk kufizohet më tek fabrika e cigareve në Librazhd, por zgjerohet tek lidhjet me institucionet dhe tenderat publikë.

Ermal Beqiri, përveç lidhjeve të njohura me Agasin, është edhe një figurë e përmendur më parë në media. Ai ka qenë një nga ekspertët që bëri aktin e ekspertimit të videos Meta–Prifti, duke konkluduar se videoja ishte e përpunuar, çka ndikoi drejtpërdrejt në shpalljen e pafajësisë së Ilir Metës nga Gjykata e Lartë. Pas këtij momenti, Beqiri nisi një rrugë të suksesshme biznesi në teknologji, ku kompania e tij deklaron miliona euro të ardhura dhe ka fituar dhjetëra tendera publikë, sidomos pranë AKSHI-t.

E pikërisht AKSHI, institucioni që mbështet dhe shpërndan tenderët më të mëdhenj në sektorin e teknologjisë, është kthyer sot në simbolin e propagandës boshe dhe dështimeve të shumta. Drejtoresha e saj, Mirlinda Karçanaj, deklaroi me vetëkënaqësi nga Berati se Shqipëria është gati të “mësojë botën” për qeverisjen dixhitale dhe se 60 vende kërkojnë përvojën tonë. Në një skenografi të denjë për reklamë politike, Karçanaj tregoi entuziazmin e Komisionit Europian për platformën “Diella” dhe përkthimet me inteligjencë artificiale, ndërkohë që në realitet, Shqipëria renditet në vendin e 62-të në botë për qeverisjen elektronike dhe eksporton vetëm 240 milionë dollarë në sektorin ICT, krahasuar me miliarda euro të vendeve fqinje si Serbia.

Mbrapa parullave “e-gov made in Albania” fshihet një histori fondesh publike të shpenzuara pa transparencë, platformash të dështuara, dështimesh në siguri dhe mungese kontrolli teknik. Vetëm për ri-formatimin e e-Albania-s, janë shpenzuar 200 milionë lekë, ndërkohë që shumë shërbime nuk funksionojnë, faqja bie shpesh nga sistemi dhe mbi 79 institucione ende nuk janë të integruara në të, edhe pse kjo ishte një objektiv që daton që prej vitit 2017.

Skandalet që kanë shoqëruar AKSHI-n janë të shumta: nga sulmet e hakerëve iranianë që çuan në kolaps sistemin elektronik në vitin 2022, deri te kontratat e shumta me kompani që kanë lidhje politike. Vetë Karçanaj, në dëshminë e saj në Komisionin për Dizinformimin, pranoi se institucionit i mungonte një infrastrukturë reale mbrojtjeje dhe se nuk kishte informacion të saktë për natyrën e sulmeve kibernetike, duke pranuar dështimin e mekanizmave të sigurisë.

Ndërkohë, AKSHI ka ngritur një sistem të centralizuar që dominon tregun e teknologjisë, ku të njëjtat kompani marrin rregullisht tenderë publikë, ndërsa konkurenca reale është zhdukur. Kompani si “Soft & Solution” e Ermal Beqirit, entitetet e lidhura me Ilir Beqajn, apo emra si Gerond Meçe, janë pjesë e këtij rrethi të mbyllur që përfiton fonde publike, ndërsa tregu i teknologjisë në Shqipëri mbetet i dobët, i paaftë të eksportojë dhe pa mundësi zhvillimi real.

Qytetarët shqiptarë janë ata që paguajnë çmimin e kësaj farse digjitale: shërbime që nuk funksionojnë, të dhëna personale të pasigurta dhe miliarda lekë të shpërdoruara në sisteme që nuk përmbushin asnjë standard ndërkombëtar. AKSHI është sot një model i dështimit institucional, ku teknologjia është kthyer në fasadë propagandistike për të fshehur korrupsionin dhe paaftësinë. Dhe ndërsa SPAK nis të trokasë në zyrat e kompanive që kanë përfituar nga kjo skemë, mbetet për t’u parë nëse hetimet do të prekin thelbin e kësaj piramide, ku qëndron vetë agjencia që duhet të përfaqësonte të ardhmen dixhitale të Shqipërisë.

Etiketa: AKSHIErmal BeqiriMirlinda KarcanajSoft & SolutionSPAKtendera

Të lidhura

Partizani prezanton trajnerin e ri
Kryesore

Partizani prezanton trajnerin e ri

Partizani ka zyrtarizuar këtë të mërkurë emërimin e trajnerit të ri. Mladen Milinkoviç është ulur në stolin e të kuqve,...

17:45 06/08/2025
Përfundon ekspedita në kalanë e Gjirokastrës
Aktualitet

Përfundon ekspedita në kalanë e Gjirokastrës

Ekspedita arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, e zhvilluar nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore me pjesëmarrjen e arkeologëve vendas dhe të...

17:25 06/08/2025
Para
E pabesueshme në Pakistan/ Gjendet pas 28 vitesh trupi i një burri brenda një akullnaje

E pabesueshme në Pakistan/ Gjendet pas 28 vitesh trupi i një burri brenda një akullnaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Partizani prezanton trajnerin e ri

Partizani prezanton trajnerin e ri

17:45 06/08/2025
Përfundon ekspedita në kalanë e Gjirokastrës

Përfundon ekspedita në kalanë e Gjirokastrës

17:25 06/08/2025
Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Hashim Thaçit

Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Hashim Thaçit

17:14 06/08/2025
E pabesueshme në Pakistan/ Gjendet pas 28 vitesh trupi i një burri brenda një akullnaje

E pabesueshme në Pakistan/ Gjendet pas 28 vitesh trupi i një burri brenda një akullnaje

17:07 06/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.